E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkesa e parë për konfiskim, fillon shqyrtimi

Antimafia

Gjykata e Krimeve të Rënda ka hapur dje shqyrtimin gjyqësor për kërkesën e parë të organit të akuzës, sipas ligjit të ri “Antimafie”, për konfiskimin e pasurisë në dëm të pandehurit Bledar Balliu. Megjithatë në sallë nuk ndodheshin avokatët e familjes Balliu, ndërsa organi i akuzës nuk është i detyruar të vërtetojë origjinën e të ardhurave, pasi kjo i takon mbrojtjes. Kërkesa e parë për konfiskim është realizuar ndaj Balliut i hetuar, gjykuar e dënuar për trafik droge. Pas problemeve në ligjin e mëparshëm, organi i akuzës, megjithëse kishte sekuestruar pasuritë e Balliut, kishte hasur probleme në konfiskim. Dy muaj e gjysmë pas hyrjes në fuqi të “Antimafies”, prokuroria i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e dy apartamenteve, një garazhi dhe 70 mijë eurove të anëtarit të organizatës kriminale “Poter Al”. Pritet që kjo pasuri t’i kalojë shtetit shqiptar, pas konfiskimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›