Kerkesa per gjykim e Prokurorise se Vlores
REPUBLIKA E SHQIPERISE
PROKURORIA E RRETHIT GJYQESOR VLORE
Lagjia "H.Qakerri", Rr. "Zenel Murra"
KERKESE PER GJYKIMIN E CESHTJES PENALE NR. 1214 TE VITIT 2007
Drejtuar:
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore
Ne Vlore, sot me 16.05.2008, une Sokol Malaj, drejtues i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Vlore, pas perfundimit te hetimeve paraprake per procedimin penal nr. 1214 te vitit 2007, ju paraqesim per gjykim te pandehurin;
Vasillaq Bollano, i biri i Harillos dhe i Katina, i datelindjes 11.07.1956, lindur ne Durres dhe banues ne Himare, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, gjendja civile, i martuar, me tre femije, me gjendje gjyqesore i padenuar me pare, i mbrojtur nga av. Petraq Curri.
AKUZUAR: Per vepren penale te "Shperdorimit te detyres", parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Nga hetimet paraprake per kete procedim penal ka rezultuar;
Ne daten 07.12.2007, prane komisariatit te policise eshte paraqitur shtetasi Gojart Laci, administrator i firmes AGE&CO sh.p.k i cili ka deklaruar se kjo firme ka fituar nje tender prej 5,3 milione lekesh, i zhvilluar nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me objekt vendosjen e sinjalistikes rrugore ne aksin rrugor Orikum-Himare-Sarande-Butrint...Gjate punes se saj kjo firme ka hasur probleme me Policine Bashkiake te Himares, e cila nuk ka lejuar vendosjen e tabelave sinjalistike. Te nxitur nga kjo situate e krijuar, nga firma tenderuese eshte kerkuar takim me kryetarin e bashkise Himare, z.Vasillaq Bollano, i cili eshte shprehur se vendosja e tabelave eshte kompetence e bashkise Himare dhe per kete duhet te merret leje nga bashkia. Po ashtu kryetari i bashkise, ne takim eshte shprehur se vetem nqs. tabelat do te shkruhen edhe ne gjuhen greke, do te mund te lejohet vendosja e tyre. Te ndodhur ne nje gjendje te tille nga firma tenderuese i eshte derguar informacion MPPTT, e cila ka miratuar shtyrjen e afatit te perfundimit te punimeve ne kete aks rrugor. Konflikti ndermjet firmes tenderuese AGE&CO, dhe bashkise Himare ka filluar qe ne date 18.10.2007 dhe 04.12.2007, kur nga ana e Policise Bashkiake Himare, jane hequr nje numer i konsiderueshem tabelash, pjese e sinjalistikes vertikale, te aksit rrugor Llogora-Qeparo.
Pas ketij kallezimi penal nga oficeret e policise gjyqesore jane kryer veprimet e para proceduriale hetimore, ku eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale Urdhri nr. 117 date 03.10.2007, si dhe urdhri nr.137 date 04.12.2007, per heqjen e tabelave sinjalistike, te kryetarit te bashkise Himare, z. Vasillaq Bollano, procesverbali i mbajtur nga Policia Bashkiake ne zbatim te ketyre urdhrave, njoftimi perkates qe i eshte bere Drejtorise Rajonale Rrugore dhe vertetimi i kesaj drejtorie per mos'heqjen e tabelave sinjalistike. Jane marre dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale fotografite e tabelave dhe strukturave mbajtese te tyre, projekti i sinjalistikes turistike Butrint-Orikum, kontrate pune midis MPPTT dhe Njesise se Kordinimit, kontrata e lidhur midis firmes AGE&CO dhe MPPTT, korrespondence ndermjet administratorit te firmes Gojart Laci dhe ministrise, jane marre deklarime nga administratori Gojart Laci, Shefi i Policise Bashkiake Himare, Aleks Dedi, si dhe deklarime nga drejtori i drejtorise rajonale te rrugeve Vlore, z. Sajmir Haxhiu.
Ne deklarimet e tij, shefi i policise bashkiake Himare ka theksuar se tabelat sinjalistike ne kete aks rrugor, jane hequr me urdher te kryetarit te bashkise Himare, dhe nje pjese e tyre ndodhen ne magazinen e bashkise, ndersa Drejtori i Drejtorise Rajonale te Rrugeve Vlore, ka theksuar se bashkia e Himares nuk ka te drejte te vere apo te heqe tabelat sinjalistike, pasi ajo nuk eshte enti pronar i ketij aksi rrugor. Po ashtu ai ka deklaruar se ne kete aks rrugor Llogora-Qeparo, jane konstatuar deme te renda te sinjalistikes orientuese turistike.
Ne kuader te ketij procedimi penal eshte marre nga oficeri i policise gjyqesore nje fotokopje e shkreses qe Drejtoria Rajonale e Rrugeve i ka derguar per dijeni Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve, ku eshte sqaruar edhe prejardhja e ketij investimi ne aksin rrugor te siperpermendur; nje fotokopje e shkreses nr.269/1, date 03.12.2007, derguar bashkise Himare nga drejtoria Rajonale e Rrugeve, me ane te se ciles nuk eshte lejuar heqja e tabelave, si edhe nje fotokopje e shkreses, njoftim nr. 290 prot. date 27.11.2007, qe bashkia Himare i ka derguar Drejtorise Rajonale te Rrugeve.
Per sqarimin e metejshem te rrethanave te ketij procedimi, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Vlore, i eshte derguar shkrese Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ne pergjigje te se ciles eshte percaktuar se aksi rrugor Fier-Vlore-Sarande eshte ne inventar te Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve, dhe se tabelat e hequra jane pjese e objektit "Furnizimi dhe vendosja e sinjalistikes kulturore dhe turistike ne bregdetin e jugut". Kjo rruge eshte kualifikuar si rruge shteterore nr. 8, pra me simbolin "SH8" dhe pronar i saj eshte D. P. Rrugeve.
Per vleresimin e demit te shkaktuar kesaj firme nga heqja e tabelave sinjalistike, organi i akuzes ka marre vendim per kryerjen e ekspertimit nga i cili ka rezultuar se vlera e demit te shkaktuar eshte ne shumen 2,1 milione leke.
Gjithashtu nje dem i rende i eshte shkaktuar interesave te shtetasve, pasi mungesa e sinjalistikes rrugore krijon pengesa ne qarkullimin normal te mjeteve dhe shtetasve si dhe corientimin e tyre. Nga sa me siper del qarte qe i pandehuri Vasillaq Bollano ka konsumuar elementet e vepres penale te "Shperdorimit te detyres", parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Per te provuar akuzen ne ngarkim te te pandehurit Vasillaq Bollano, i kerkoj gjykates administrimin e ketyre provave shkresore.
•Procesverbal per kallezimin e krimit.
•Procesverbal i mbajtur nga Policia Bashkiake Himare, per heqjen e
tabelave.
• Procesverbale te sekuestrimit te urdhrave te kryetarit te bashkise, per
heqjen e tabelave, ( urdhri nr.17 date 03.10.2007, urdhri nr.137 date
04.12.2007, njoftim nr. 290 date 27.11.2007 dhe vertetim nr.288, date
06.12.2007)
• Procesverbal per sekuestrimin e provave materiale, date 08.12.2007.
• Procesverbal per keqyrjen dhe marrjen e dokumenteve, date 30.01.2008.
• Procesverbal per keqyrjen dhe marrjen e dokumenteve, date 04.03.2008.
• Vendim per kryerjen e aktit te ekspertimit, vleresim demi dhe akti i
ekspertimit.
• Shkrese drejtuar Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe
Telekomunikacionit, si dhe kthim pergjigje, date 20.02.2008.
• Pergjigjja e shkreses nr 399/2, prot. date 05. 05. 2008 e bashkise Himare.
Njekohesisht i kerkoj gjykates pyetjen me cilesine e deshmitareve te shtetasve Gojart Laci, Aleks Dedi, Saimir Haxhiu, Artur Sulce.
Si dhe ne baze te Nenit 166 te K. Pr. Penale, kerkoj pyetjen e te pandehurit Vasillaq Bollano.
Mbeshtetur ne sa u tha me lart, ne baze te Nenit 331 te K. Pr. Penale,
KERKOJ:
Gjykimin e ceshtjes penale nr. 1214/2007, me te pandehur shtetasin Vasillaq Bollano, te akuzuar per vepren penale te "Shperdorimit te detyres", parashikuar nga Neni 248 i K. Penal.
DREJTUESI I PROKURORISE SOKOL MALAJ