E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida te modernizimit

Edmond Sheshi*

Qe prej dy vjetesh ne vendin tone po realizohet projekti "Asistence teknike dhe trajnime per permiresimin e dhenies se sherbimeve publike, ne nivelin e qeverisjes vendore". Financimi i tij mundesohet nga Komuniteti Evropian. EuropeAid/123506/C/SER/AL. Projekti zbatohet nga kompania EPTISA Servicios de Ingenieria S.A. ne bashkepunim me aktore perfitues lokale.

Qellimi i pergjithshem i projektit eshte te permiresoje dhe zhvilloje klimen e investimeve, nepermjet ofrimit te transparences, sigurise ligjore dhe thjeshtezimit te procedurave ne lidhje me dhenien e licencave per operatoret ekonomik dhe per aktivitete ekonomike.

Ne menyre me specifike projekti ka asistuar njesite e qeverisjes vendore te Shqiperise, ne nivel lokal e rajonal per permiresimin e administrimit publik te lejeve dhe licencave. Kjo eshte realizuar ne bashki e komuna ne nivel lokal si dhe per qarqet ne nivele rajonale.

Projekti hartoi nje Plan Veprimi per permiresimin e licencimit ne nivel vendor dhe ky Plan Veprimi, u pilotua fillimisht me bashkine e Shkodres, komunen e Dajtit dhe qarkun e Elbasanit. Me tej ky Plan Veprimi u shtri edhe u zbatua edhe ne 22 komuna e bashki te tjera ne vend.

Per te vleresuar zbatimin dhe efektet e projektit NetRDA e nenkontraktuar nga EPTISA dhe aprovuar nga financuesi EU, realizoi nje vezhgim mbi gjendjen aktuale te administrimit te sherbimeve publike ne nivel lokal, per dhenien e lejeve dhe licencave.

Vezhgimi u realizua ne 3 muaj dhjetor '08 - shkurt '09. Per te perfituar nje vleresim sa me afer realitetit dhe qe te kishe nje pamje sa me te qarte, u realizuan 455 pyetesore per tre target grupe biznese, popull i thjeshte dhe zyrtare te qeverisjes lokale. Gjithashtu per te bere sa me ndryshe e te hapur mendimin, u realizuan edhe 35 diskutime, ne fokus grupe mikse, ofrues dhe perfitues sherbimesh. Shperndarja territoriale ishte e tille qe mbulonte gjithe territorin e vendit. Ne te u perfshine 3 qarqe, 10 bashki dhe 22 komuna. Te gjitha rezultatet u perpunuan me metoda moderne te kohes ne bashkepunim dhe me Institutin e Implementimit te Informacionit per te perftuar konkluzionet e duhura. Keshtu dixhitalizmi i pyetesoreve, u realizua ne ACESS; gjenerimi i frekuencave te pergjigjeve te cdo pyetjeje u mundesua me ane te SPSS ndersa kroslink-u per mendimet dhe sugjerimet e dhena, u transkriptua ne programet Excel dhe Word.

Konkluzionet e vezhgimit mund te permblidhen ne dy grupe a) gjendja aktuale, si dhe b) sugjerime per perspektiven, qe mund te permblidhen ne sa vijon. Ne ditet e sotme sherbimet e licencimit ne nivelin e qeverisjes lokale, ne pergjithesi konsiderohen pozitive. Mundesia per te marre informacion te pergjithshem, per keto sherbime eshte pozitive. Rreth 70% e bizneseve kane kete mendim. Ndersa marrja e informacioneve me specifike ka nje vleresim te mire, 60% e tyre shprehen pozitivisht, por ky opinion le te nenkuptohet qe ketu ka vend per permiresime te dukshme. Kjo lidhet me disa faktore, si publikime te limituara te tyre nga fare pak burime, zyrtare me njohuri te pakta e jo kompetente, shperndarje e tyre e ngadalte, kerkesa per to shume me e paket se sa per informacionet e tjera. Per cilesine e informacionit themi qe opinioni gjithashtu eshte pozitiv, por qe per burime te vecanta ai duhet te permiresohet. Keshtu cilesia e informacioneve te publikuara nuk mere shume vleresime pozitive pasi kjo, te krijon mundesine e interpretimit me ekuivoke. E kunderta ndodh me informacionet verbale ato konsiderohen si me te qarta e te sakta. Per sa i perket burimeve te informacionit, perfituesit e sherbimeve kerkojne qe ai te jete me i gjere ne llojin e tij. Nga 2-3 burime qe kane qene klasike, si zyrtaret e administrimit te licencave, broshurave dhe pankartave te shkruara, tashme kerkohet qe ato, te shtohen ne 8 apo 9 burime. Vlen te theksohet se kerkesa per te marre informacion per lejet e licencat, si dhe procedurat e administrimit te tyre nepermjet internetit, eshte ne rritje te ndjeshme.

Cilesia e sherbimit per procedurat e licencimit shpreh nje opinion pozitiv, per sa i perket sjelljes dhe perkushtimit te stafit administrativ. Gjithashtu ne kompleksitetin e sherbimeve, nota pozitive i vihet dhe orarit te zgjatur te ketyre sherbimeve. Per ambientet pritese dhe te sherbimit, pretendimet per permiresime jane te dukshme. Biznesi kerkon qe te sherbehet ne ambiente me dinjitoze. Ka nje rritje te pranueshmerise se nivelit te tarifave me nje vit me pare. Megjithate ashtu sikurse, i zoti e di ku i pikon catia, punonjesit ne zyrat licencore jane shume me kritike ndaj eficences qe ofrohet prane zyrave te tyre, ne nje perqindje shume me te vogel se qytetaret. 84% e tyre mendojne qe procedurat kane nevoje per permiresim.

Por sugjerimet qe ata kane dhene per permiresim vihet re nje zhvendosje nga faktoret bazike, si besim ndaj njeri-tjetrit drejt rritjes se profesionalizmit dhe koordinimit midis njesive. uke mbledhur opinionet e ketyre grupeve si dhe sugjerimet e bera, theksojme qe ne te ardhmen duhen bere disa permiresime ne keto drejtime: Cilesia e informacionit te dhene, duhet te jete e njejte dhe standarde per te gjitha llojet e burimeve, ne te kundert ajo sjell shume konfuzion; Te shtohen burimet e mundesise se marrjes te informacionit; Ambiente e sherbimit te licencave, duhet te permiresohen edhe me tej. Permiresimi i tyre duhet te jete ne dinamizem, qe t'iu pergjigjet edhe kerkesave ne rritje te perfituesve te ketyre sherbimeve; Zyrat duhet te pajisen me teknologji bashkekohore dhe zyrtaret te kene mundesi te punojne me programe specifike, per lehtesim te perpunimit te procedurave. Ndersa lipset te vendosen sisteme per pune ne rrjet, brenda njesive te pushtetit vendor. Gjithashtu keto sisteme te kene mundesi aksesimi per informacion publik nga burime jashte njesise administrative.

Keto kerkesa mund te perballohen vetem me nje sistem modern sherbimesh, sepse tashme ka ikur koha e sherbimeve manuale, stoike, jo transparente dhe gjysmake. Koha kerkon qe sherbimi te ofrohet nje here, ne nje sportel, me kompetence te plote, perfundimtar dhe ne kohe sa me te shkurter. Qe te arrime kete, vezhgimi thote se me gjithe arritjet duhet investuar ne teknologji, sisteme, rrjete, zhvillim te burimeve njerezore, me nje vizion te qarte qe mos kemi rritje te vogla, por te bejme hope cilesore, te cilat te mund te vlejne per periudha afatgjata dhe te krijojne gjithmone hapesira, per perditesime per perspektiva. Neser nuk do te kete sportel vetem ne njesi te pushtetit vendor, shume shpejt sporteli i tyre do behet virtual, do te jete ne internet, do te shkoje tek vendndodhja e perfituesit. Qe te gjithe e dime se banka ofron sherbim ne sportel por edhe nepermjet internetit. Sporteli i bankes ka ardhur ne ekranin e kompjuterit, qe do te thote ne zyren, shtepine, lap-topin e perfituesit, edhe jashte shtetit. Sportelet e elektrikut, ujit, doganes, tatimeve, pervec zyrave perkatese jane shtrire me sherbime edhe ne banka e zyra postare. Pra mundesite jane, shembujt pozitive jane, kerkohet qe te veprohet edhe me sistemin e sherbimeve te njesive vendore.

* Rezultate te nje vezhgimi te pavarur


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›