Zhduken paratë e kredisë tregtare për eksportet, qeveria i përdori për fushatë
Fondi i garantimit të kredive për kompanitë eksportuese nuk u vu në zbatim
Ervin KOÇI
Fondi për garantimin e kredive për kompanitë eksportuese që mund të përballeshin me pasojat e krizës ekonomike, i premtuar nga qeveria, nuk ka funksionuar asnjë ditë. I trumbetuar me të madhe gjatë fushatës elektorale, ky fond i cili ishte dhënë në formën e kredisë së butë nga bankat e huaja dhe donatorët, rezulton të jetë përdorur i gjithë për fushatë elektorale. Paratë e fondit që i janë akorduar shtetit shqiptar dhe që duhet të administroheshin nga Ministria e Financave, janë përdorur nga kjo e fundit për zhvillimin e fushatës elektorale gjatë muajit qershor. Këtë skandal të radhës me paratë që kanë ardhur apostafat në mbështetje të biznesit shqiptar dhe kryesisht të eksporteve shqiptare, e kanë denoncuar ekspertët e huaj në vendin tonë, të cilat kanë monitoruar me kujdes përdorimin e këtyre parave nga ana e qeverisë shqiptare. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga këta ekspertë, rezulton se kjo skemë e domosdoshme për bizneset eksportuese vendase në kushtet e krizës ekonomike, është harxhuar e gjitha për të kryer fushatën elektorale të qeverisë. “Në asnjë moment qeveria shqiptare nuk ka bërë transparent faktin se për çfarë e përdori fondin e dhënë nga donatorët për ndihmesë për kompanitë e eksportit në vend”, - kanë thënë ekspertët e huaj në raport. Ata kanë shtuar edhe faktin se, “kriza financiare botërore që ka prekur vendet më të zhvilluara në botë ka lidhje dhe me kompanitë eksportuese shqiptare, të cilat nuk janë likuiduar në kohë nga partnerët e tyre të huaj. Kjo situatë e tyre lidhet direkt dhe me Fondin, pasi shumë nga kompanitë, të cilat kanë aplikuar, rezultojnë me kredi të mëparshme të pashlyera”. Ky fond menaxhohet nga “Albinvest”, por sipas tyre, eksperienca e pamjaftueshme dhe stafi i ri i këtij institucioni nuk kanë dhënë rezultatet në kohë.
Problemet me fondin
Mungesa e përvojës dhe kualifikimeve të njësisë së menaxhimit në “Albinvest”, në zbatim të procedurave për vënien në zbatim dhe funksionimin e skemës, pasi kjo është një skemë e mirëfilltë financiare, bëri që këto para të ndryshonin destinacion. “Kjo ka bërë që koha për plotësimin e dosjeve të zgjatet dhe në disa raste ka qenë shkak edhe në pezullimin e aplikimeve”, - theksojnë ekspertët në raportin e tyre. Sipas tyre, ndonëse janë bërë përpjekje nga stafi i ri, jo shumë i qëndrueshëm, përsëri nuk ka arritur dot në nivelin që duhet, pasi kjo është një skemë e re. Gjithashtu, problematike është mungesa e një Manuali Operacional për njësinë e FGKE-së, si në qartësimin e detyrave dhe përgjegjësive, apo rolit për çdo palë të përfshirë në këtë proces. Nga ana tjetër është e nevojshme paraqitja e analizave të riskut dhe dokumentacioni që lëshohet në çdo hallkë, mbetet akoma i pabesueshëm dhe i paqartë. Ekspertët kanë propozuar që kjo strukturë mund të shërbejë si bazë për ngritjen e një institucioni të mirëfilltë financiar, që do të përfshinte një gamë më të gjerë shërbimesh financiare dhe marketingu për eksportuesit.
Ndryshimet
Nisur nga problematika dhe sugjerimet e ekspertit dhe konsulentit të huaj, në fund të dhjetorit të kaluar dhe fillim të vitit 2009 u realizuan një sërë ndryshimesh. Kështu u shtuan dy dokumente në listën për aplikim dhe dy shtesa në dokumentet e kërkuara për vlerësim. Është përmirësuar “Cash-Flowt” si dhe janë krijuar letrat e miratimit dhe refuzimit. “Duke qenë se kredia e parë sapo është disbursuar dhe letra e aprovimit është hartuar dhe dërguar në bankë në procedurat e mëparshme, ende nuk ka raste refuzimi për të hartuar letrën e refuzimit”, - theksojnë ekspertët. Ndërkohë, është aprovuar kërkimi për Regjistrin e Kredive nga Banka e Shqipërisë, si dhe është bërë një rakordim i materialeve në anglisht dhe shqip.
BOX//////////////////////////////
Pse u ngrit Fondi i Garantimit të Kredive të Eksportit
Ngritja e Fondit të Garantimit të Kredive të Eksportit u bë pas konsultimit të Qeverisë me Komunitetin e Eksportuesve, aktorët e tregut financiar dhe të sigurimeve, tregun privat, me asistencën e siguruar nga Projekti CARDS 2002, më 25 korrik 2007. Objektivi kryesor është mbulimi i nevojave për kolateral, që sistemi bankar u kërkon ndërmarrjeve të ndryshme që kanë nevojë për kredi tregtare e mjete xhiroje në ecurinë e funksionimit të aktivitetit, por që nuk kanë asete për kolateral që të garantojnë kredinë e kërkuar. Fondi i lëshimit të garancive për kredi tregtare është për periudha deri në 12 muaj. Shuma maksimale për çdo garanci të lëshuar është 15 milionë lekë. Garancitë për eksportuesit parashikohet të mbulojnë deri në 85 për qind të shumës së kredisë së akorduar nga bankat tregtare për kompanitë eksportuese.
Tjetër///////////////////////////////////////
Ndërtimi i veprave publike, qeveria u vendos sanksione kompanive që zvarrisin punën
Firmat shqiptare të ndërtimit të angazhuara në realizimin e veprave publike nuk do të marrin pjesë në asnjë tender të qeverisë, në rast se nuk realizojnë 70 për qind të kontratës ekzistuese. Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Ministrave, si një përpjekje për të përshpejtuar punimet në projektet e rrugëve, të cilat zvarriten pasi ndërtuesit nuk investojnë për teknologjinë dhe zgjerimin e stafit. “Nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë në tendera kompanitë që nuk kanë përfunduar 70 për qind të kontratës së mëparshme. Shumë prej tyre paratë i marrin në banka dhe puna zvarritet. Duhet të blejnë makineritë dhe të fuqizojnë stafet”- u shpreh dje Kryeministri Berisha. Ky vendim, tha Kryeministri Berisha, nuk synon ndëshkim, por një obligim për të investuar në të gjitha aspektet në kompanitë e tyre. Para disa kohësh, qeveria ua rriti nga 1 milion euro që kishin të drejtën e tenderit në 10 milionë euro, në një kohë që kompanitë iu përgjigjën këtyre përgjegjësive me rritje të kapacitete dhe cilësisë. Duke përjashtuar segmentin Rrëshen-Kalimash, Rexhepaj-Kalimash dhe rrugën e Konispolit, të gjitha rrugët e tjera ndërtohen nga kompani shqiptare, si kontraktorë direkt ose si nënkontraktorë. Kryeministri tha se, “kemi rritur shumë të ardhurat dhe ata dora-dorës i janë përgjigjur”, por shtoi se “sërish konstatojmë se nuk janë në nivelin e potencialit financiar të qeverisë”.
Kreu i qeverisë, u shpreh se shpresonte që vendimi të mirëkuptohet si një kusht për zhvillimin sa më të shpejtë të vendit. Këtu ai foli me shembuj konkretë: “Ne filluam ta ndajmë rrugën me lote dhe po marr rastin e rrugës Fushë Krujë-Milot që u nda në 8 lote dhe sërish e njëjta situatë, pasi çojnë dy fadroma në një vend, tre makineri në një vend tjetër”. E studiuam praktikën e loteve, - vijoi kryeministri, - dhe pamë që edhe kjo praktikë përfundoi në labirintet e plogështisë. Kjo është e hidhur, pasi vendi ka nevojë për rrugët. “Ndaj merret ky vendim jashtëzakonisht i domosdoshëm për vendin, - argumentoi Berisha, - pasi, në rast se ka një vend kohëhumbur, jemi ne”. Duke përfunduar, kryeministri u shpreh se “ne kemi qenë mirëkuptues, duke shpresuar se ata do të shumëfishonin kapacitete, por kanë kaluar tre vjet dhe ndonëse kanë bërë një punë të madhe, nuk janë në nivelin ku duhet të ishin. Ne kemi qenë shumë mirëkuptues, kooperues me to, por koha është e shqiptarëve dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur kohën e tyre”.
16 Korrik 2009