Mjerimi në rënie të lirë dhe iluzione të humbura
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Them me dhimbje se këto të dyja, përveç NATO-s dhe Pashkëve, prunë shumë mjerim në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Dhe nuk është kaq e lehtë të bësh diferencën midis shpalljes si i pafajshëm i Lulëzim Bashës nga Gjykata e Lartë, ekzibicionit politiko- mediatik të Fahri Balliut, granatave që hidhen si pa të keq për të marrë jetë njerëzish dhe neverisë që të sjell cinizmi i asaj shkolle, që siç e thotë shumë saktë miku im Fatos Lubonja quhet: Arjan Çanizimi i medias shqiptare. Ky është qielli, kjo është atmosfera. Kjo është dukja. Asesi vendimi i Gjykatës së Lartë për ta zhveshur nga akuzat Lulëzim Bashën, më shtyn të mendoj se të njohësh motorët që drejtojnë jetën e sotme shqiptare nuk është më pak interesante sesa të vëzhgosh ndonjë mineral apo lule. Ndryshimi është se tek të dytët gjen gëzim dhe përjeton emocionin e rizbulimit. Tek mjerimi shumëplanësh shqiptar gjen rëndshëm veprimin e atij ligji të fizikës që ka të bëjë me rënien e lirë. Ku po shkojmë ku edhe prokuroria bën sikur, edhe gjykatësit bëjnë sikur? Nuk është një gjë e thjeshtë por as e vështirë për të kuptuar psikologjinë e atyre që punojnë në drejtësi, e cila mund të formulohet me fjalë: Pse budalla jam unë që të dënoj një politikan? A thua se ato 230 milion dollarë, janë 230 lekë të reja?! Pra ti mund të njohësh të drejtën, mund të jesh edhe magjistër, mund të jesh edhe pedagog i drejtësisë, dhe në fund i dhuron popullit shqiptar faktin se Lul Basha nuk është nën akuzë
Kështu qoftë! Ishalla nuk është vjedhur asnjë lekë! Por nuk i ha njëri këto përralla.
Ajo që më duket se përbën dëmin e dëmeve është ndryshimi i strukturës shpirtërore të popullit. Humbja e iluzioneve për një jetë më të mirë e sidomos më të DREJTË.
E njoh mirë lodhjen psikike të popullit. E njoh mirë çdo të thotë degradim masiv.
Përballë kësaj shumësie goditëse ngjarjesh, absolutisht ka një atrofizim të ndërgjegjes shqiptare, edhe kështu jo të lulëzuar fort. Shoh fëmijët e mi dhe me dhimbje mendoj:
Mos vallë kjo atrofi e ndërgjegjes shqiptare do të plazmohet edhe tek këta që sot janë adoleshent? Apo kjo është një pyetje iluzive, se dikush do të vijë si fuqi hyjnore të na i pastrojë haurrët e avgjisë të sëmundjes tonë kombëtare që quhet indeferencë ndaj së keqes? Them me dhimbje se çdo të bëjnë pas kësaj nivelet e dyta dhe të treta të shtetit ku shohin që nuk dënohet një ministër, haptas fajtor sipas meje? Unë po të isha në vend të Lulit do të kërkoja të zhvillohej gjyqi që edhe juridikisht të dilja ballë hapur për opinion shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Mirëpo Luli ka një besim të verbër se Saliu po të dojë i lëviz nga vendi malet dhe jo një copë drejtësie shqiptare. Aferim i qoftë! Gjithsesi, në shtëpi për drekë paskam një copë bukë me domate. Dhe tek koka e krevatit, librin e të shtrenjtit tim Honore de Balzac Les illusions perdes.