E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa përpara zgjedhjeve

Tiranë - Kryeministri Sali Berisha shprehet se Shqipëria do të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian përpara zhvillimit të zgjedhjeve të qershorit.

Deklarata e Berishës erdhi gjatë një interviste për "Dow Jones Newswires", ku ai u shpreh i vendosur se kërkesa e vonuar do të paraqitet brenda pak javësh.

“Aplikimi zyrtar do të bëhet përpara zgjedhjeve. Aplikimi ynë ka mbështetjen e presidencës aktuale çeke të BE-së", është shprehur Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›