PS-ja bën thirrje për protesta
17/04/2009 Kartat e identitetit
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS Kastriot Islami deklaroi dje qëndrimin e prerë të kësaj partie lidhur procesin e pajisjes me karta identiteti të shtetasve shqiptarë. “Nuk mund të ketë zgjedhje po qe se edhe një shqiptar nuk arrin të votojë për shkak të taksës së votës. PS-ja u bën thirrje njerëzve të përgatiten shpirtërisht për të shpëtuar demokracinë në rrezik me rezistencë paqësore”, - u shpreh Islami gjatë një komunikimi të posaçëm me mediet. Madje, po në këtë linjë deputeti socialist nuk vonoi të bënte dhe një tjetër apel për votuesit, duke u kërkuar që askush të mos vonojë të aplikojë, nëse e përballon taksën e votës. Nga ana tjetër, në presionin e qartë të Partisë Socialiste ndaj qeverisë “Berisha” theksi vihet në zgjedhjet e afërta parlamentare. “Kryeministri nuk do të mund të kontrollojë rezultatin e zgjedhjeve duke e kthyer në farsë provimin e madh të 28 qershorit”, - theksoi Islami gjatë fjalës së tij.