“Zgjidhini problemet në rrugë institucionale”
17/04/2009 Presidenti pret një përfaqësi të shpronësuarish dhe ish-të përndjekurish politikë
Topi siguron mbështetje personale dhe presidenciale
Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka garantuar dje të të shpronësuarit dhe të përndjekurit politikë se do të gëzojnë gjithmonë mbështetjen e tij, por u ka sugjeruar të ndjekin rrugën institucionale për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo ishte përgjigjja e vetme që kreu shtetit mundi t’u jepte përfaqësisë së këtyre dy shtresave shoqërore të përndjekura nga sistemet politike në vendin tonë, si ai diktatoril, ashtu edhe ky demokratik. Ata u pritën nga Presidenti i Republikës në Pallatin e Brigadave. Përfaqësuesit e të përndjekurve nga Shkodra, të cilët rrjedhin nga familjet e shquara e me tradita të vyera patriotike, si familja Serreqi, Bushati, Guraziu, Dani, Gurakuqi, Vocaj etj., pasi e falënderuan kreun e shtetit për pritjen dhe kohën e rezervuar për ta, i parashtruan shqetësimet dhe problemet e tyre lidhur me vështirësitë dhe pengesat që ndeshin si shtresë shoqërore si për sa i përket dëmshpërblimit të të përndjekurve dhe viktimave të komunizmit, ashtu dhe çështjes delikate të kthimit të pronave. Ndërsa numri një i shtrepit shqiptar fillimisht theksoi se i ka ndjekur gjithmonë me vëmendje të madhe dhe në vazhdimësi shqetësimet e tyre në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe me dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, duke nënvizuar se ky është një detyrim jo vetëm i institucionit të Presidentit të Republikës, por edhe një detyrim moral e personal. Ai ndau shqetësimin me përfaqësuesit e të përndjekurve politikë dhe të shpronësuarve dhe u sugjeroi atyre të përdorin rrugët dhe mënyrat institucionale e demokratike për zgjidhjen e problemeve. Presidenti Topi në përfundim të takimit i siguroi se ata do të gëzojnë gjithmonë mbështetjen e tij të pakursyer si personale, ashtu edhe institucionale në cilësinë e Presidentit të Republikës. Ky është takimi i disatë që kreu i shtetit zhvillon në kuadër të problemit shumëvjeçar të kthimit të pronës te pronari dhe dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe të burgosurve politikë gjatë sistemit të diktaturës. Pas ankimit në kushtetuese nga të përndjekurit politikë me pretendimin se ligji është i papajtueshëm me Kushtetutën, ligjvënësi rregulloi para pak ditësh këtë shqetësim duke u dhënë të drejtën e dëmshpërblimit mijëra të përndjekurve politikë që janë vrarë para vitit 1944 pa gjyq. Ligji në fjalë parashikon një listë me dokumente për të paraqitur pranë Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim përfitimin e shpërblimit nga ky ligj. Por për të vrarët pa gjyq në ato vite nuk ekziston asnjë dokument që të vërtetojë këtë.
Ndryshimet në ligj
Kuvendi në fillim të këtij muaji votoi disa ndryshime të reja në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji i hapet rrugë procesit të depozitimit të kërkesave pranë Ministrisë së Drejtësisë nga disa kategori të tjera përfituesish, siç janë ata që kanë marrë njoftimin “negativ” si dhe të familjarëve të atyre që janë ekzekutuar pa gjyq, të dënuarve në kampe internimi të rrethuar me tela me gjemba dhe të afërmve të klerit.
Kompensimi
Shpërndarja e fondit në mënyrë proporcionale sipas deklarimeve të qeverisë do të nisë menjëherë për 1440 persona, me vlerë 980 milionë lekë. Brenda majit do të shpërndahet edhe fondi i parashikuar për vitin 2009, rreth 25 milionë dollarë. Sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit fondet do të ndahen për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 lekë.