Meta prezanton kandidatët për deputetë
17/04/2009 Kreu i LSI-së hap me miting fushatën elektorale në Elbasan
ELBASAN - Kreu i LSI-së ka zhvilluar një miting në pallatin e sportit “Tomor Sinani”, ku ka prezantuar veç të tjerash edhe 3 kandidatë për deputetë të kësaj force politike për Elbasanin. Pjerin Xhuvani, kryetar i LSI-së në Elbasan; Bujar Kllogjeri, kryetar i qarkut; dhe Rexhep Bici kanë qenë tre emrat e rinj që do t’i shtohen listës së LSI-së për Elbasanin. Meta në fjalimin e tij është ndalur kryesisht te kartat e identitetit dhe tek integrimi i Shqipërisë në NATO. Ai e ka quajtur procesin e shpërndarjes së kartave të dështuar, por gjithashtu një sukses hyrjen e Shqipërisë në NATO. Njëkohësisht Meta ka deklaruar se LSI-ja do të mbështesë shtresat në nevojë dhe do të jetë pro punësimit në sektorë të ndryshëm, për të cilët ka hartuar një platformë të plotë dhe të realizueshme. “Jam këtu për të shprehur vlerësimin për të gjithë drejtuesit dhe strukturat në qarkun e Elbasanit. Rreziku për mospajisjen me karta të dhjetëra mijë shqiptarëve është evident. Të gjitha këto nuk janë probleme të reja, por që cenojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Koha tregoi se shqetësimet tona janë plotësisht të drejta. Koha tregoi se ata që u mburrën se do të bënin reforma të mëdha sot kanë po aq përgjegjësi për kodin që bënë me Berishën kundër standardeve për zgjedhjet e 28 qershorit.” Meta ftoi të gjitha forcat politike, në radhë të parë kryeministrin Berisha, të angazhohen për zgjedhje të standardeve evropiane. “Berisha të mos prekë zgjedhjet e 28 qershorit, sepse ne nuk do ta lejojmë, sepse ai e ka bërë një herë këtë veprim në vitet më tragjike 1996-1997. Shqipëria sot është anëtarë e NATOS dhe ka detyrë të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”, - u tha Meta pjesëmarrësve në këtë miting fushate në Elbasan.