PSV ’91 takime në Korçë
17/04/2009 Zgjedhjet elektorale
Kryetari i PSV ’91 Petro Koçi zhvilloi dje një takim me të rinj dhe qytetarë të Korçës. “Konkurrimi në fushatë me dy koalicione të majta përbën një zgjedhje të mençur dhe fituese, kur kemi parasysh sistemin aktual zgjedhor, të ndryshëm nga ai i 2005-s. Më mirë me dy koalicione sesa me një. Ata që njohin ligjin dhe realitetin elektoral, e kuptojnë dhe e këshillojnë taktikën aktuale të së majtës”, - u shpreh Koçi gjatë këtij takimi. Por nga ana tjetër Koçi vuri në dukje se “e majta duhet të pranojë se Berishën e solli në pushtet lufta brenda PS-së për t’i zënë karrigen Fatos Nanos dhe se regresi i sistemit politik më 21 prill 2008 i dha imunitet dhe rehati qeverisë për të menduar vetëm për zgjedhjet e 28 qershorit”. Sipas tij, ndryshimet e mira për shqiptarët nuk mund të vijnë pa reformimin e sistemit politik të 21 prillit, pasi politika ndryshe fillon nga Kushtetuta.