E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkesa/“Të dëmshpërblehen antikomunistët nacionalistë, efektiva të kompanisë 4000”

Kryeministri Sali Berisha, propozon amendamente për dëmshpërbliomin e ish-të përndjekurve

TIRANE - Seancën e djeshëm, Kryeministri i kërkoi Parlamentit një amendim për dëmshpërblimin nacionalistëve shqiptarë që u vranë nga regjimi i Enver Hoxhës, gjatë përpjekjeve të tyre në fund të viteve ‘40 dhe fillim të viteve ‘50 për të rrëzuar regjimin e Hoxhës.
Kreu i mazhorancës kërkoi një amendim ku të dëmshpërblehen edhe nacionalistët, e njohur si diversantë, që gjanë jetën për të rrëzuar regjimin e Hoxhës.
Sipas Berishës, ata u vranë për të çliruar Shqipërinë nga një regjim i egër. Kompania 4000, ishte regjimenti i shqiptarëve të cilët u stërvitën nga britanikët dhe amerikanët në Gjermani dhe në Qipro, për të kryer misione për çlirimin e vendin nga komunizmi. Pjesa më e madhe e tyre kapej nga forcat e sigurimit të shtetit për shkak se informacioni kishte kaluar nga Kim Filbi te komunistët shqiptarë.
Berisha tha se sot po shkojmë në NATO ndërkohë që ata vinin nga NATO për të na liruar ne.
“Këta ishin nacionalistë të vërtetë, luftëtarë që luftuar katër vite kundër okupacionit dhe kur panë se Enver Hoxha po vendoste një pushtim të ri, u larguan dhe ranë në pritat e një tradhtari që u jepte rusëve të gjitha të dhënat”, shtroi ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›