E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha vlerëson koalicionin me Partinë Agrare Ambientaliste

Shefi i mazhorancës Sali Berisha, ka vlerësuar bashkëpunimin në këto 4 vite me Partinë Agrare Ambientaliste pikërisht në përvjetorin e saj të 18-të. Kreu i qeverisë pranoi se aleanca me partinë e Xhuvelit nuk u krijua për vota por për principet e përbashkëta me demokratët. Në këto 4 vite sipas kryeministrit investimet për zonat rurale kanë qenë rreth 1.6 miliardë dollarë duke i ndryshuar pamjen fshatit. Berisha kujtoi se me ndihmën e Partisë Agrare Ambientaliste, Shqipëria renditet në 25 vendet më ekologjike në vend.
Një nga masat e marra sipas tij ishte edhe largimi gradual i Naftës D2 nga tregu shqiptar. Kryeministri Berisha kërkoi edhe një herë votat e shqiptarëve më 28 qershor për ato që koalicioni qeveritar do të bëjë në të ardhmen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›