E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesat e PD-PS për Fierin, objekt sherri në KQZ

KQZ bashkon me shumicë votash ankimimet e PS-PD për Fierin                        
Një kërkesë ankimore e Partisë Demokratike për qarkun Fierit krahas asaj të Partisë Socialiste, ka qenë objekti i sherrit të radhës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Meqenëse kërkesat e të dy partive kishin një objeksion të njëjtë, Fierin, demokratë propozuan që të bashkoheshin ankimimet, si rrjedhojë KQZ e miratoi me shumicë votash këtë propozim. Ndërkaq, Kodi Zgjedhor parashikon se në rast se ankimiet e dy subjekteve bashkohen, shqyrtimi i tyre duhet të shtyhet domosdoshmërish 24 më tej nga orari i bashkimit. Në ankimimin e saj për Fierin, PS ka paraqitur 13 kërkesa, që kanë të bëjnë si me rrëzimin e vendimeve të ndërmjetme që këto katër KZAZ kanë marrë për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve, ashtu edhe me kërkesat për hapjen e kutive të votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin final të të gjithë qarkut. Një ditë më parë KQZ vendosi të shqyrtojë kërkesën e socialistëve për të numëruar dhe vlerësuar të gjitha fletët e votimit të 9 QV, të cilat janë depozituar në KQZ prej disa ditësh. Por, pas shumë debatesh të ashpra shqyrtimi i kërkesës së socialistëve u shty me shumicë votash nga KQZ për ditën e sotme, pasi përveç kërkesës ankimore të PS për qarkun e Fierit, në mbledhjen e pasdites së KQZ, ku ishte parashikuar shqyrtimi i kërkesës ankimore të PS për katër KZAZ, u paraqit dhe një tjetër ankesë nga PD me objekt të njëjtë, që kundërshtonte tabelën e rezultateve në QV 3185 dhe 3188 të këtij Qarku. Ndonëse kërkesa e PD kishte një ankimim më të ngushtë sa ajo e PS, këto të dy kërkesa kishin vija takimi ku kërkonin rinumërimin e disa kutive të KZAZ 19 dhe 20 të qarkut të Fierit. Të dyja partitë në objeksion të animimi të tyre kishin ndryshimin e vendimit të KQZ për miratimin e tabelave përmbledhëse të qarkut Fier dhe kundërshtimin e vendimit të ndërmjetëm të 4 KZAZ po në këtë qark. Ndaj, përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, ngritën një propozim për ti bashkuar çështjet, më qëllim që mos të ketë paragjykime për çështjen që do të shqyrtohej më vonë. Pra, ankimimet të shqyrtoheshin bashkarish aty ku kishin të njëjtin objeksion. KQZ e miratoi këtë kërkesë me shumicë votash dhe u vu menjëherë në zbatim. Kjo natyrisht u kundërshtua me ashpër nga socialistët, me argumentin se kërkesa e PS me atë të PD nuk kishin asgjë të përbashkët, duke i akuzuar këta të fundit se po ndërhyjnë vetëm për të përligjur procesin. Megjithatë, pas hedhjes në votim, KQZ ka marrë vendimin për të bashkuar kërkesat ankimore të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike me 4 vota pro dhe 3 kundër. Sipas kreut të KQZ, Arben Ristani kërkesat kanë kundërshtime të njëjta dhe ligji parashikon bashkimin e ankimimeve. Ndërkohë nënkryetarja Dëshira Subashi ka kërkuar procedimin e shqyrtimit të kërkesës ankimore të Partisë Socialiste duke theksuar se kërkesa e PD mund të shtohet gjatë procesit. Neni 132 i Kodit Zgjedhor lejon shqyrtimin e bashkim të kërkesave përpara dhe gjatë shqyrtimit. Por PS ka kërkesa që nuk janë pjesë e ankimit të PD, ndaj të fillojmë njëherë me PS dhe më pas aty ku bashkohen kërkesat t;i shqyrtojmë së bashku, tha Subashi. Shtyrja e shqyrtimi u kundërshtua ashpër edhe nga përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Genci Gjonçaj, ku i bëri apel Ristani që të mos e zvarrisë çështjen pa shkak në kohë, pasi janë për tu shqyrtuar edhe shumë çështje të tjera që sapo janë rehatuar. Nuk mendoj se ka shkaqe procedurale dhe ligjore për ta shtyrë shqyrtimin, çështja është të fillojmë të shqyrtojmë ankimin në kohë sipas Kodit Zgjedhor. Meqenëse PD dëshiron ti bashkojë çështjet, hajeni ti shqyrtojmë ankimimet që tani së bashku, tha Ghonçaj. Ndërsa sipas demokratëve, duke iu referuar nenit 133 të Kodit Zgjedhor, parashikon se kur bashkohen ankimimet të shtyhet koha edhe 24 orë shqyrtimi me qëllim për të krijuar një vështrim më të gjerë për problemin. Megjithatë, pas shumë debatesh mes palëve KQZ vendosi me shumicë votash që ankimimet e të dy partive politike për Fierin të shqyrtohen sot pasdite, në orën 17.00, në mbledhjen e KQZ. Sipas rezultateve paraprake të KQZ në zgjedhjet e qershorit në qarkun e Fierit koalicioni i djathtë Aleanca e Ndryshimit fitoi 7 mandate, koalicioni i majtë Bashkimi për Ndryshim 8 mandate dhe koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim 1 mandat.  

***************************************************************************************
KQZ shpall kandidatët fitues në Dibër, sherr për kryetarin e bashkisë
Pas miratimit të tabelave përmbledhëse duke shpallur rezultatin zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar punën për shpërndarjen e mandateve nëpër qarqe sipas votave të fituara. Kështu, gjatë ditës së djeshme KQZ ka miratuar në unanimitet të plotë vendimin për shpërndarjen e mandateve dhe shpalljen e kandidatëve fitues në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, për Qarkun Dibër. Ndër kandidatë e këtij qarku kanë fituar mandate edhe persona që njëkohësisht ushtronin funksione të larta publike ku në kundërshtim të plotë me Kushtetutën nuk kanë dhënë dorëheqjen nga këto poste.  Sipas vendimit të KQZ, për koalicionin zgjedhor Aleanca e Ndryshimit për Qarkun Dibër, Partia Demokratike merr 4 mandate, ndërsa shpallen fitues nga lista shumëemërore e PD për këtë qark, kandidatët Jemin Gjana, Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha dhe Selami Xhepa. Ndërkohë, për koalicionin Bashkimi për ndryshim për Qarkun Dibër, Partia Socialiste merr 2 mandate, ndërsa shpallen kandidatë fitues Sadri Abazi dhe Qemal Minxhozi. Në zgjedhjet e 28 qershorit në qarkun Dibër figuronin 122.287 votues, ndërsa funksionuan 314 qendra votimi të grupuara në 3 KZAZ. Por ndryshe nga çfarë pritej, ndonëse u miratua me 7 vota, gjatë shqyrtimit të vendimit për shpërndarjen e mandateve, pati debate të ashpra pasi sipas socialistëve mandatin e deputetit e kanë fituar edhe disa persona që nuk kanë dhënë dorëheqjen nga ushtrimi i funksioneve publike deri në momentin që e kanë marrë vesh se e kanë fituar këtë mandat. Pra, vendimi i KQZ  u kundërshtua ashpër lidhur me vlefshmërinë e mandateve të deputetëve në rastet kur kandidatët fitues në zgjedhje nuk janë dorëhequr nga postet që mbajnë në strukturat e pushtetit vendor. Gjatë shqyrtimit nga KQZ të vendimit për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun Dibër, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj shprehu shqetësim për rastin e kandidatit fitues të PD, në këtë qark, Bedri Hoxha. Gjonçaj tha se mandati i Hoxhës është i pavlefshëm, pasi ende nuk është dorëhequr nga posti i tij si kryetar i bashkisë së Klosit. Në zbatim të dispozitës kushtetuese personat që nuk kanë dhënë dorëheqje në momentin e kandidimit nuk mund të përfitojnë mandate në Kuvend dhe në këtë rast mandati i Hoxha është i pavlefshëm, u shpreh Gjonçaj. Në përgjigje të këtij shqetësimi, kryetari i KQZ, Arben Ristani, tha se mandatin kandidati për deputet e fiton bazuar mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe kur shkon në Kuvendin e Shqipërisë atje ka procedura të tjera që bëjnë verifikimin e mandatit. Në Kodin Zgjedhor nuk parashikohet asnjë mundësi që institucioni i KQZ të vendosë për një çështje të tillë. Megjithatë, socialistë pretendonin se KQZ po merr vendime në shkelje të hapur të ligjit, sepse këto mandate janë të pavlefshme që kurse kandidatët nuk kadhë dhënë dorëheqja që nga dita e para që janë shpallur garues. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti, konfirmoi se kandidati fitues, Bedri Hoxha është i mandatuari i tretë i PD në listën e deputetëve të Dibrës, ndërsa nënvizoi se Hoxha ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në kohë, përfshi këtu dhe dorëheqjen nga posti drejtues në bashkinë e Klosit.

******************************************************
PR dhe G 99 ankimojnë zgjedhjet në Berat
Qarku i Beratit është zona e ardhshme ku është fokusuar vëmendja e partive politke duke ankimor procesin zgjedhor dhe vendimmarrjen e KQZ për miratimin e tabelave përmbledhëse në këtë qark. Partia Republikane dhe Partia G 99, kanë depozituar njëra pas tjetrës pranë KQZ kërkesa ankimore për qarkun e Beratit. Kjo do të thotë së këto

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›