E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkim-falje për adoptimet e “dhunshme” në Australi

Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard u ka kërkuar falje të gjitha familjeve të prekura nga politika për adoptim të detyruar në Australi, politikë kjo që kishte qenë në fuqi në vitet e 50-ta dhe të 70-ta të shekullit të kaluar.

Dhjetëra mijëra fëmijë të nënave të pamartuara, pjesa më e madhe e të cilave ishin nëna adoleshente, besohet se janë marrë nga shteti dhe janë dhënë për adoptim tek çiftet e martuara, por pa fëmijë.

Shumë gra kanë thënë se janë detyruar të nënshkruanin braktisjen e fëmijëve të tyre. Duke folur përpara qindra viktimave, Gillard tha se ajo politikë “e turpshme” ka krijuar një “trashëgimi të dhimbshme”.

Kryeministrja australiane tha se nënave iu mohuan njohuritë për të drejtat e tyre, gjë që nënkupton se ato nuk kishin mundësi të jepnin pëlqimin e bazuar mbi njohuritë. Shumë prej njerëzve në turmë nisën të qanin gjatë fjalimit, gjë që u prit me duartrokitje të forta./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›