Rihapen hetimet ndaj themeluesit të WikiLeaks për përdhunim
Stokolm, 1 shtator, NOA - Një prokuror i Suedisë i ka rihapur hetimet për dhunim kundër themeluesit të WikiLeaks, Julian Asange.
Rasti u hodh poshtë javën e kaluar nga kryeprokurorja Eva Fine në Stokolm, e cila e hodhi poshtë kërkesën e një prokurori, duke thënë se nuk ka arsye të dyshohet se Asange e kishte dhunuar një grua suedeze, e cila e kishte raportuar në polici.
Gruaja e apeloi vendimin. Australiani Asange i ka mohuar akuzat, dhe ka sugjeruar të kuptohet se janë pjesë e fushatës hakmarrëse të kundërshtarëve të WikiLeaks, e cila i publikoi mijëra dokumente sekrete rreth aktiviteteve ushtarake amerikane në Irak dhe në Afganistan.
a.k/NOA