E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia, nga sot në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB

Nju Jork, 1 Shtator, NOA Që nga dita e sotme, Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të ketë një presidente të re, Turqinë.

Turqia merr kështu një detyrë që do ta mbajë deri në fund të muajit dhe që gjatë mandatit të saj, i bie që ajo të drejtojë dy mbledhje në nivel të lartë të këtij organizmi.

Konkretisht, bëhet fjalë për mbledhjen e datës 23 shtator, gjatë së cilës presidenti turk Abdullah Gul do të drejtojë një mbledhje për mbrojtjen e paqes ndërsa më 27 ministri i Jashtëm turk, Ahmed Davutoglu, do të drejtojë një mbledhje për luftën kundër
terrorizmit.

Turqia është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit që prej muajit janar dhe do të qëndrojë e tillë deri në janar të vitit 2011.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›