Kërkohej në Itali për vrasje, pranga në Vlorë 33-vjeçarit
Arrestohet nga policia e Vlorës një 33-vjeçar i kërkuar për vrasje në Itali. Ylli Vangjeli, i dënuar nga drejtësia italiane me 23 vite burg për veprat penale "rrëmbim personi" dhe "vrasje", është ndaluar teksa zbriste nga trageti i linjës me Italinë. Policia e Vlorës sqaron se Vangjeli akuzohet se në vitin 2000 ka vrarë me armë zjarri një bashkëkombësin e tij në shtetin italian, ndërsa një vit më vonë, në vitin 2001, Gjykata e Piacencës e ka dënuar atë me 23 vjet burg për veprën penale të "vrasjes" dhe të "rrëmbimit të personit". Pavarësisht se Vangjeli e ka apeluar vendimin, Gjykata e Apelit të Bolonjës në vitin 2003 e ka lënë në fuqi vendimin për 23 vite burg. Në vitin 2006, Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin e togave të zeza në Itali, e cila kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për 33-vjeçarin nga Shqipëria. Tashmë pritet që shqiptari i dënuar për vrasje t‘i dorëzohet drejtësisë italiane.
Mi.Ma.