E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si u kundërshtua rikthimi i godinës te pronarët

Ish-drejtues të pushtetit lokal tregojnë se godina ku ishte ngritur kompleksi muzeor i Beratit, ashtu si dhe vetë muzetë e qyteti, ka qenë në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe se ligjërisht nuk i ka takuar bashkisë të vendosë për rikthimin e saj ish-pronarëve. Ish-drejtori i Degës së Monumenteve të Kulturës, Sami Starova, vite më parë u ka dërguar një shkresë autoriteteve lokale e qendrore, ku u kërkonte mostjetërsimin e këtij objekti. Në dosjen që disponon Mariela Gogo, gjendet gjithashtu përgjigjja e ish-ministrit të Kulturës së asaj kohe, që mban datën 22.06.1993, i cili ndalon në mënyrë kategorike shitjen ose rikthimin e këtij objekti. Por godina gjigande e ish-Muzeut Historik të Beratit iu rikthye pronarëve nëpërmjet një vendimi të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që mban datën 11.12.1993, firmosur nga ish-kryetari i këtij komisioni, Vehxhi Arapi, por dhe me vulën e Bashkisë së Beratit. Vendimi në fjalë urdhëronte lirimin e objektit nga materialet arkivore dhe rikthimin e tij pinjolles së feudalëve vrionas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›