E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplaset për vdekje kalimtari, shoqërohet në polici shoferi

Një kalimtar i rastësishëm është përplasur për vdekje në një nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, kur dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të së dielës, në vendin e quajtur "kryqëzimi pranë ish- degës". Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktima Art Gjeka ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një autoveturë tip "Benz", me targa Sh3242E, me drejtues Elton Troshanin. Drejtuesi i automjetit, në tentativë për të shmangur përplasjen me këmbësorin, ka goditur dhe një autoveturë tjetër tip "Fiat", që ndodhej në lëvizje fare pranë vendit të ngjarjes. Përplasja ka qenë fatale për Gjekën, i cili ka vdekur brenda pak minutash. Sipas policisë lokale mësohet se shtetasi Art Gjeka ka qenë person me probleme mendore dhe lëvizjet e pakontrolluara të viktimës mund të kenë provokuar aksidentin. Ndërkaq mësohet se drejtuesi i automjetit, Elton Troshani, është shoqëruar në polici deri në përcaktimin e plotë nga grupi hetimor të shkakut të këtij aksidenti.

Ar.Ho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›