Një polic "ruan" 370 banorë të Tiranës
03/04/2005 TIRANË- Në kryeqytet 370 banorë do të kenë një efektiv policie. Kjo përqindje u përllogarit dje nga drejtori i Policisë së Tiranës, Albert Dervishi, i cili tha gjithashtu se me shtimin e vjedhjeve të bizneseve e të popullsisë, Tirana do të ketë 6 komisariate, të cilat do të përpiqen të venë rregull. Edhe pse emërimet e shefave të rinj janë në rrugë e sipër, mësohet se struktura e re, e cila u formulua nga vetë Dervishi, do të përfshijë sistemin e ri, ku ccdo komisariat do të ketë në mbrojtje edhe fshatra.