E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej në Zvicër, prangoset në Morin

KUKES - Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim në disa vende të Perëndimit është prangosur në pikëkalimin kufitar të Morinit, që lidh Shqipërinë me Kosovën. 

Sipas policisë së Kukësit, Luan Shala, 30 vjeç, lindur në Rugovë të Kosovës, u prangos gjatë kontrollit të ushtruar në kalimin e kufirit, ndërsa po tentonte në hynte në Shqipëri. Policia Kufitare ka gjetur emrin e tij në listat e personave të kërkuar të shpallur nga Europoli. Sipas të dhënave të para, rezulton se Shala është shpallur në kërkim në disa vende të Perëndimit, ku ka qëndruar si në Zvicër, Gjemani e Suedi si person i përfshirë në disa vepra kriminale. Në bazë të të dhënave të policisë, autoritetet zvicerane e kërkojnë Shalën për veprën e plagosjes me pasojë vdekjen e një personi, ndërsa të tjera ngjarje e kanë shndërruar atë në personazh dhe për policitë e shteteve të tjera. Pas arrestimit, Shala do të transferohet në Tiranë, ndërsa priten të dhënat e policisë gjermane mbi veprat e tij penale. Mësohet se ai nuk ka pranuar të flasë para policëve shqiptarë, duke kërkuar praninë e një avokati. Të gjithë shtetasit kosovarë në këtë sezon turistik kanë shumë lehtësira të kalimit të kufirit dhe kalojnë në Shqipëri me çdo lloj dokumenti identiteti, por kjo lehtësi nuk ka mundur ta shpëtojë 30-vjeçarin, i cili do të ekstradohet drejt vendeve ku është shpallur në kërkim.                j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›