Rektori: Na mbështesni me projekte
ELBASAN - Rektori i universitetit "A.Xhuvani" në Elbasan, prof. as.dr. Liman Varoshi, e ka shfrytëzuar vizitën e Kryeministrit
Berisha të shtunën në universitetin e tij për të vënë në dukje jo vetëm ecurinë e investimeve të qeverisë në infrastrukturë në këtë universitet, por edhe për të theksuar se nevojat që ai ka nga qeveria janë shumë më të gjera. Ai nënvizoi kërkesën për mbështetjen nga ana e qeverisë të projekteve të këtij universiteti për hapjen e programeve të diplomës së nivelit të dytë, për kthimin e Universitetit të Elbasanit në qendër kombëtare të përgatitjes dhe trajnimit të mësuesve etj. Investimet e shtetit në infrastrukturën e universitetit të Elbasanit janë rritur në masën 350% në vitin 2008, krahasuar me vitin 2006. Duke falënderuar për këtë qeverinë, rektori Varoshi theksoi se kjo është meritë edhe e faktit se profesorati i Universitetit të Elbasanit ka qëndruar dhe do të vazhdojë të qëndrojë mbi politikat e ditës. Kjo ishte vizita e dytë që kryeministri bëri brenda 30 muajve në Universitetin e Elbasanit. Ai vëzhgoi punimet për rikonstruktimin e godinës dhe nxiti pedagoget të aplikojnë për Fondin e Ekselencës, të marrin pjesë në programin "Brain Gain", si dhe të bëhen pjesë e nismave qeveritare në teknologjitë e informacionit dhe në përhapjen e mësimdhënies së gjuhës angleze.