Në greminë makina, dy vdesin
Rruga e keqe dhe shiu dyshohet të kenë qenë shkaku i aksidentit të rëndë, ndodhur paraditen e djeshme 50 km larg Kukësit.
KUKES/ JONUZ HALLAÇI
Dy persona humbën jetën dhe dy u plagosën rëndë, pasi makina doli nga rruga, duke mos i shmangur dot goditjet fatale për udhëtarët e saj. Sipas policisë së qytetit, aksidenti u shënua në afërsi të fshatit Shkinak të komunës Grykë e Çajës, zonë mjaft e thellë dhe me një rrugë automobilistike jashtë funksionit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, kur doli nga rruga vetura "Benz" me targa të Kosovës, drejtuar nga Xhevahir Martini, 30 vjeç. I ati i shoferit, 55-vjeçari Shukri Martini si dhe e afërmja e tyre 40-vjeçare, Servete Martini, ndërruan jetë menjëherë. Rëndë u plagos bashkëshortja e viktimës, Rukija dhe vetë drejtuesi. Të katër udhëtarët ishin në autoveturë dhe po shkonin drejt shtëpisë së tyre në fshatin Shkinak. Menjëherë banorët kanë dhënë alarmin dhe në vendngjarje kanë shkuar autoambulancat e spitalit dhe forcat e policisë, të cilët kanë bërë të mundur dërgimin për në spitalin e qytetit të Kukësit të dy të plagosurve nënë e bir, gjendja e të cilëve, pas ekzaminimeve të para mjekësore rezulton e rëndë. Policia tha se shkak i aksidentit mund të ketë qenë rruga mjaft e keqe në këtë zonë, që në të shumtën e rasteve është e përshtatshme vetëm për kafshët e transportit. Ndërkohë dhe reshjet e shumta të shiut kanë krijuar lagështirë në rrugë, duke favorizuar rrëshqitjen e mjetit në disa metra thellësi. Pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin e qytetit të Kukësit, mjekët kanë konkluduar se duhet një ndihmë më e specializuar në Tiranë për dy të plagosurit. Drejtoria e spitalit ka kërkuar ndihmën e helikopterit në Ministrinë e Shëndetësisë për të bërë transportin e të plagosurve, nënë e bir. Plagët më të shumta i kanë në kafkë, ndërkohë që 55-vjeçarja ka dhe fraktura të rënda në gjoks. Mjekët nuk kanë dhënë garanci për jetën e tyre. Jo larg vendit ku ndodhi aksidenti i djeshëm, dy ditë më parë një furgon me targë të Dibrës doli nga rruga, duke lënë të plagosur 8 pasagjerët e tij.