Plagoset me thikë një 16-vjeçar, autori në kërkim
Një grindje e momentit, për pak i ka marrë jetën një 16-vjeçari nga Shkodra. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së shtunës, në qendër të qytetit, kur Kliton Mëhilli është plagosur me thikë, nga një person ende i paidentifikuar nga policia lokale. Mësohet se 16-vjeçari, banues në lagjen "Salo Halili" ka mbetur i plagosur me thikë në shpatull. Ai është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Nga burime spitalore mësohet se gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk përbën rrezik për jetën, ndërkohë që do të mbahet nën trajtim mjekësor. Ndërkohë, mendohet se mund të ketë qenë një sherr banal mes adoleshentësh, shkaku i plagosjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
Ar.Ho.
Ar.Ho.