Kërkohej për prostitucion ekstradohet nga Italia
TIRANE-Ekstradohet nga Italia një 33-vjeçar i kërkuar nga policia për shfrytëzim prostitucioni. Besnik Bungajaj, i njohur edhe si Astrit Leka, nga Puka, është ekstraduar paraditen e djeshme nga Roma e Italisë, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 10 janar të vitit 2007, ka vendosur ndaj tij në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”. Bungajaj akuzohet për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Besnik Bungajaj, në bashkëpunim me Kujtim Buçpapajn dhe Sabit Kajën, kanë shfrytëzuar si prostitutë në Shqipëri dhe në Itali, 20-vjeçaren me iniciale E.D. Arrestimi i tij u bë i mundur më 17 shtator të vitit 2008, ndërsa dje ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.