E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën arkën e farmacisë, arrestohen dy persona

 

TIRANE - Teksa ishin zbuluar nga pronari i një farmacie në Babrru, ku kishin hyrë nga dritarja për të vjedhur, 2 persona janë kapur në flagrancë nga policia, duke dalë bashkë me paratë e vjedhura në arkë. Sipas burimeve nga policia, mësohet se ngjarja është denoncuar nga pronari i farmacisë, Preng Marku dhe menjëherë është realizuar edhe arrestimi i autorëve. Mësohet se efektivat e Komisariatit nr.5 në Tiranë kapën në flagrancë, 23-vjeçarin Fatjon Qosja dhe 43-vjeçarin Dalip Hodo. Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye sepse në Babrru janë kapur në flagrancë, nga Patrulla e Përgjithshme, duke vjedhur me thyerje farmacinë në pronësi të Preng Markut, ku dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash që ndodheshin në arkën e farmacisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›