E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohej për trafik droge, ekstradohet drejt Italisë 39 vjeçari

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana rreth ores 12:30 ka bërë të mundur ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Andi Sabri Agasi,vjeç 39, lindur në Durrës.
 

Ekstradimi i tij u bë pasi autoritetet Gjyqësore të Parmës, Itali, më datë 11.07.2005, kanë lëshuar në ngarkim të këtij shtetasi urdhrin e arrestit për veprat penale të"Trafikimit të lëndëve narkotike" në bashkëpunim.

Shtetasi Andi Agasi, akuzohet se ka qenë pjesëtar i një organizatekriminale e cila vepronte në fushën e trafikimit të drogës në zonën e Emilia Romanjës, Itali, gjatë vitit 2005.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në datën20.04.2012, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›