Familjarët e Nazime Muçës: Ishte betuar ose do ta vras, ose do vras veten

Nazime Visha, 18 vjecarja qe mesnatën e së hënës vrau 45 vjecarin Fiqiri Muca, ishte e vendosur që te shpetonte nga persekutimet dhe dhuna që ai ushtronte mbi të prej 4 vitesh.
Në familjen e gjysherve, atje ku ndodhi edhe krimi, familjarët thonë se vajza ishte betuar, ose do ta vras ose do vras veten. Gjyshi 71 vjecar, Dalip Visha tregon se mbesa gjatë kohës që qendroi në Krrabë, fshihte një dhimbje të madhe, e cila sipas tij mori fund pas krimit.
Ndërkohë pas publikimit në gazetat e ditës të mesazheve që vajza shkëmbente me viktmën, ngihen dyshime për raportin e tyre të vërtetë, dhe në një farë mënyre rrëzojnë deklaratat e saj para policisë.
Duke ju referuar mesazheve në celularin e Nazime Vishës, duket se 18 vjecarja dhe viktima kishin një lidhje dashurie, që ashtu sic do lidhje tjetër kishte ulje-ngritjet e saj.
Por sipas xhaxhait të vajzës, edhe mesazhet shkruheshin nën kërcënimet e vazhdueshme të 45 vjecarit. Behar Visha tregon se viktima kishte bërë të pamundurën për të prishur fejesën e 18 vjecares, duke kërcënuar me jetë edhe të fejuarin e saj.
Për më tepër sipas xhaxhait, kërcënimet për familjen Visha vijojnë edhe tani pas vrasjes së Fiqiri Mucës, pasi të afërmit e tij janë betuar të marrin hak. 18 vjecarja Nazime Visha pritet që ditën e enjte të dalë para Gjykatës për komunikimin e masës së sigurisë.