E Diel, 1 Nëntor 2026

Njoftim të rremë në polici, arrestohen 2 shtetas

Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë filloi procedimin penal dy shtetas pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Njoftimi të rremë” në organet e rendit duke telefonuar disa herë në Sallën operative të policise. Kështu janë arrestuar shtetasit Kledjo Paci, 20 vjec, banues në Tiranë dhe Andrea Maqini, 27 vjec, banues në Shkozë.

Procedimi ndaj tyre filloj pasi dy ditë më parë, këta dy shtetas kanë telefonuar disa herë në sallën operative në D.P.Q, Tiranë, ku kanë thënë se në vendin e quajtur rruga "Luigj Gurakuqi", kanë ndodhur disa konflikte, ndërkohë nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasit kanë bërë njoftim të rremë në sallën operative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›