Ushtarët profesionistë, nis viti i ri stërvitor në Bunavi

Zhvillohet ceremonia e nisjes së sezonit të ri në Qëndrën Stërvitore Indiviuale të Bunavisë në Vlorë. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 210 të rinj, mes tyre edhe 30 femra të cilët kanë statusin e ushtarit profesionist.
Shefi i shtabit të Përgjithshmë të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjumci, në Qëndrën stërvitore Individuale në Bunavi ka vënë theksin në rëndësinë e stërvitjes në këtë repart.
Ai ka uruar të rinjtë që shprehën vullnetin e tyre dhe konkuruan për të shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.