E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej për vrasje, kapet pas dy muajsh kërkimesh

Vlorë

Tentoi të vrasë kunetërit, pranga një 40-vjeçari vlonjat, të shpallur në kërkim prej disa javësh. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se mbrëmjen e së premtes është ndaluar Fatos Paja, 40 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit të Vlorës kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale “vrasje me dashje të mbetur në tentativë”. Të njëjtat burime saktësojnë se Paja në shkurt të këtij viti ka tentuar të vrasë 2 kunetërit e tij: Ramazan dhe Sami Kalemi. Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit shkurt të këtij viti, në lagjen “Partizani” të qytetit të Vlorës. Mësohet se grindja lindi për një kabull korrenti, që kalonte mbi shtëpinë e Fatos Pajës. Ky i fundit, duke mos pasur energji elektrike, ka prerë kabullin dhe ka lënë në errësirë dhe dy kunetërit. Kjo është bërë shkak për përplasje mes tyre dhe në nxehje e sipër Paja ka marrë një dërrasë me të cilën ka gjuajtur në kokë Ramazan Kalemin, duke i shkaktuar fraktura të rënda dhe duke e lënë pa ndjenja. Në këtë konflikt merr pjesë dhe vëllai tjetër, Saliu, me qëllim shmangien e sherrit, por situata ka dalë jashtë kontrollit dhe Paja i ka goditur me thikë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›