E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, bllokohen në borë dy të rinj shqiptarë

Drejt tyre, një helikopter ushtarak maqedonas

Dy të rinj nga fshati Tominë janë bllokuar në mes të dëborës në tokën maqedonase. Të rinjtë, që ishin mëngjesin e djeshëm nga fshati i tyre, kanë mbetur të izoluar në zonën kufitare me Maqedoninë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se të rinjtë Moisi Islami dhe Shaban Elezi, kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin, por janë bllokuar nga moti i keq. Mësohet se të rinjtë kanë kaluar nga fshati Qafë Shtata, por kanë mbetur në mes të dëborës, rreth 2 km në fshatin Tanushë, fshat maqedonas. Ndërsa kanë ecur me orë të tëra në mes të borës dhe erës, të rinjtë kanë kërkuar ndihmë në telefon nga të afërmit, të cilët më pas kanë sinjalizuar policinë dhe kanë apeluar për ndihmë nga shteti. Ndërkohë, pasditen e djeshme policia ka lokalizuar vendndodhjen e të rinjve. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë sonë të Jashtme, e cila është lidhur me ambasadën në Shkup. Ambasadori shqiptar ka komunikuar me dy të rinjtë dhe drejt tyre është nisur një helikopter ushtarak maqedonas.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›