E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej për vrasje, prangoset i riu durrsak

Ndalohet i kërkuari për vrasje të mbetur në tentativë. Afër mesnatës së një dite më parë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit Altin Doçi, 29 vjeç me banim në lagjen 5 të qytetit bregdetar, me arsim të lartë. Ndalimi tij u bë pasi në qershor të këtij viti, gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale të "vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim" dhe "armëmbajtje pa leje". Doçi, më 27 mars të këtij viti, së bashku me 26-vjeçarin Arjol Porja, banues në Spitallë kanë qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Sokol S., pronar të lokalit "Bar Marina", që ndodhet në lagjen 12 Durrës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›