E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen babe e bir, kapen 2 pengmarresit

Lirohen nga policia babe e bir, te cilet jane marre peng nga babai i te dashures se djalit dhe jane mbajtur per pese ore nen kercenim per te treguar ku fshihej vajza. Ngjarja e rende ka ndodhur ne qytetin e Kucoves, mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Policia e Kucoves eshte njoftuar per rrembimin e Kristaq e Arenc Jorgji, banor te lagjes "1 Maji" ne kete qytet. Ne oret e para te mengjesit te djeshem eshte arritur te lirohen pengjet dhe te kapen autoret e dyshuar. Policia tha se jane ndaluar Xhevit Nuhu, 51 vjec dhe nipi i tij, Florian Nuhu, 19 vjec. Nga informacionet e para policia mesoi se 56-vjecari Jorgji eshte marre forcerisht nga dy persona, njeri prej te cileve i njohur prej tij dhe i eshte kerkuar se ku ndodhej djali i tij. Pak minuta me vone ne fugon eshte detyruar te hipe edhe i biri. Alarmin e kane dhene familjaret e pengjeve, te lajmeruar ne celular me nje SMS. Ata kane njoftuar policine, e cila ka ngritur postblloqe ne rruget kryesore dhe hyrje-daljet e qytetit. Nga informacionet e siguruara eshte mesuar se mjeti tip fugon benz, me targa te KV 112 B, kish dale nga qyteti i Kucoves dhe ish drejtuar ne nje fshat te rrethit te Beratit. Jane dashur plot gjashte ore kerkime qe policia te bllokonte ne fshatin Mjeshove mjetin ku mbaheshin peng at e bir dhe jane kapur autoret e dyshuar te rrembimit. Pengjet thane ne polici se ne mjet ndodheshin gjashte persona, kater prej te cileve ishin larguar nga mjeti ndersa ai la qytetin e Kucoves. At e bir kane pohuar ne polici se per disa ore jane dhunuar fizikisht me arme te ftohte, thike dhe mjetet te rastit gur e dru. Sipas tyre, ata ishin marre peng, pasi vajza e familjes Nuhu ishte larguar nga banesa. Arenc Jorgji ka pohuar ne polici se, ndonese me pare kish pasur nje lidhje me vajzen nuk kishte asnje ide se ku mund te ndodhej ajo. Nga informacionet e policise, Ilje Nuhu eshte larguar nga banesa pas nje grindjeje me familjaret dhe dyshohet se ndodhet e fshehur ne Tirane se bashku me nje djale, te cilin e ka njohur ditet e fundit.

Eriola Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›