E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohej për zhdukje nga vendi i aksidentit, kapet 26-vjeçari

Tiranë, 16 tetor 21:42 NOA – Një djalë 26-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për largim nga një aksident me pasoja ndodhur vitin e kaluar, është arrestuar sot në mbrëmje në kryeqytet.

Burime zyrtare nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, bënë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se u realizua ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Tiranës për 26-vjeçarin në kërkim Gentian Stenaj, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë.
Për të arrestuarin e mbrëmjes së sotme, Gjykata e Tiranës, me vendim të datës 19 Mars 2007, ka dhënë dënimin me pesë muaj heqje lirie.

I prangosuri, ishte përballuar me akuzat për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe të “largimit nga vendi i aksidentit”.

a.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›