E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, merret peng një fëmijë 6 vjeç

Lezhë, 16 Tetor, 11:33, NOA - Merret peng një 6-vjeçar, në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në këtë qytet. Siç njofton korrespondenti i agjencisë NOA, fëmija M. Prenga është marrë peng në banesën e tij, dhe është duke u mbajtur aty nga Gëzim Marku, 25 vjeç.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, që kanë bërë rrethimin e banesës dhe kanë hyrë në negociata me pengmarrësin.

Uniformat blu ende nuk i dinë shkaqet që kanë dërguar 25-vjeçarin të marrë peng fëmijën, nxënës në klasën e parë.

c.a/NOA

vijon....

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›