E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin evakuimet ne zonen e Mbishkodres

SHIRAT/ Vetem pak dite reshje kane bere qe qarku i Shkodres te rifilloje problemet. Tashme nuk eshte kaskada e Drinit problematike por perrenjte dhe rruget e ndertuara keq.


Ura te prishura bllokim qarkullimi ne akset kombetare e rurale teksa 24 familje jane evakuuar e shume banesa kane prani te ujit ne oborret e tyre


SHKODR - Vershimi i ujerave te perrenjve ka sjelle nje situate emergjente dhe alarmante ne pjesen me te madhe te zones se Mbishkodres ne rrethin e Malesise se Madhe.


Pas permbytjeve te fillimvitit ne zonen e ulet te ketij qarku ne Nenshkoder tani situata paraqitet kritike ne pjesen tjeter ne ate te Mbishkodres ku shtepi rruge e toke bujqesore jane permbytur ndersa kane nisur dhe evakuimet e banoreve.


Ura te prishura rritje e nivelit te ujit ne perrenjte e kesaj zone bllokim qarkullimi ne disa akse rrugore kombetare e rurale kane bere qe banoret te gjendet te papergatitur dhe sic shprehen ata nje situate e tille ka dekada qe nuk eshte pare. Rruga nacionale Shkoder-Hani i Hotit vazhdon te jete e bllokuar ne vendin e quajtur Vukpalaj 5 kilometra larg pikes doganore me Malin e Zi.


Dy automjete i merr uji


Rreth 40 trajlera kamione dhe automjete te renda kane ngelur ne vend prej mbremjes se te martes kur ujerat e perrenjve u tejfryne duke shkaterruar rrugen. Dy automjete te vogla jane perfshire mbremjen e se martes nga uji dhe nente personat qe ndodheshin ne to kane mundur te shpetojne.


Dy mjetet nje fuoristrade me targa te Podgorices dhe nje veture Golf me targa te Shkodres qe vinin nga Hani i Hotit ne drejtim te Shkodres jane rrembyer nga uji i perroit te Nevredes ne afersi te fshatit Kalaj. Mjetet e tonazhit te rende qe udhetojne tranzit ne Shqiperi kane mbetur te bllokuara se bashku me banoret e zonave perreth ndersa policia ka bllokuar qarkullimin.


24 familje zhvendosen ne shkolle


Sipas prefektit te qarkut te Shkodres Maxhid Cungu firma qe po nderton autostraden po punon per vendosjen e nje ure provizore tip Bejli qe te mundesohet qarkullimi ne aksin nacional Shkoder - Han i Hotit. Rrezik te madh paraqet fryrja e Perroit te Thate.


Ky perrua i rrezikshem qe del rrallehere nga shtrati sipas banoreve permbyt siperfaqe te medha. Fryerja e ketij perroi ka sjelle probleme ne fshatrat Kamice e Flake te komunes Qender dhe pasditen e se merkures ka nisur evakuimi i 24 familjeve te fshatit Kamice.


Sipas kryetarit te komunes Qender Isa Rama familjet jane vendosur tek te afermit e tyre ndersa ne dispozicion u jane vene dhe ambientet e shkolles 9-vjecare. Rreth 20 shtepi ne kete fshat kane prezence uji ndersa forca te ushtrise dhe FNSH-se po qendrojne ne gatishmeri per te ndihmuar banoret.


Ardjan Broja banor i fshatit Kamice tregon se nje situate e tille nuk mbahet mend te kete qene. Ka pasur fryrje te perroit e vershim te tij ne vitin 1995 ku mori 11 shtepi por ka qene me i ngushte ne gjeresi dhe jo me kete intensitet.


Tani eshte gjysma e fshatit e rrezikuar dhe familjet bashke me gjene e gjalle jane larguar por po u ca diga siper atehere uji vershon ne te gjithe fshatin Kamice. Do qendrojme ne gatishmeri pasi nuk dihet nga merr rrjedha e ujit cilin krah gerryen me shume


Olli Presim mjetet per evakuimet


Pasditen e se merkures situata eshte ndjekur nga afer dhe nga drejtori i pergjithshem i emergjencave civile Alfred Olli ndersa efektivet e ushtrise pritet te nderhyjne per vendosje thasesh me rere ne menyre qe te pengohet vershimi i ketij perroi ne dy anet ku ka banesa.


Sipas Ollit situata eshte problematike dhe po merren masa per evakuim banoresh dhe po pritet ardhja e mjeteve qe do te bejne te mundur rritjen e argjinatures ne menyre qe te pengohet depertimi i ujit tek banesat afer lumit. Prezence uji ka dhe ne fshatrat e komunes Kastrat.

Boge gjithe fshati rrezikon permbytjen


Ne fshatin Boge te komunes Shkrel uji ka dale disa centimetra mbi rrugen kryesore ndersa ka permbytur banesat ne njerin krah te rruges dhe ka sjelle probleme per banoret. Sipas banoreve te Boges jane 120 familje me rreth 700 persona qe rrezikojne permbytjen e banesave dhe shembjen e tyre ndersa uji qe zbret nga perrenjte malore ka hyre ne disa prej tyre.


Jane permbytur varrezat dhe disa shtepi poshte rruges situata eshte emergjente dhe thuajse 100 e banoreve te ketij fshati rrezikohen te permbyten.
Ne permbytjen e Boges ka ndikuar dhe mungesa e dy urave qe sipas banoreve duhet te ishin ndertuar kur u asfaltua rruga e cila perfundoi ne vitin 2008. Pikerisht ne vendet ku duhet te ishin urat ka vershuar dhe uji qe ka permbytur fshatin theksojne banoret.


Kelmend rrezohen shtyllat elektrike


Komuna e Kelmendit gjendet ne kushtet e izolimit prej kater ditesh. Kjo ka ardhur si pasoje e demtimit te rrugeve nga vershimet e perrenjve si dhe mungesa e energjise elektrike qe nga mbremja e dites se diel.


Bllokimi i qarkullimit te automjeve dhe mungesa e energjise elektrike prej disa ditesh e kane renduar dukshem situaten e gjithe banoreve te komunes se Kelmendit.


Ne mjaft zona era e forte ka rrezuar shtyllat elektrike ndersa riparimi i telave e shtyllave behet me i veshtire per shkak se me privatizimin e sistemit te shperndarjes ne cdo komune ka vetem nje elektricist qe e ka te pamundur te perbaloje nje situate te tille.


Bllokohet trageti i linjes Koman - Fierze


TROPOJ -Diten e merkure trageti i linjes ujore Koman -Fierze pasi ka kryer gjysmen e rruges eshte detyruar te kthehet edhe njehere ne Koman pasi nuk ka mundur te kaloje ne hapesiren e ngushtuar te liqenit ku ka pasur rrezik dhe carje nga inertet.


Pasagjeret e rikthyer ne Koman jane te detyruar te kthehen mbrapsht ne Tirane ose te vazhdojne rrugen drejt Tropojes me automjete nga Qafa e Malit. Trageti i linjes Fierze-Koman kishte ne bord rreth 200 udhetare. Shkak i bllokimit eshte bere ngushtimi i hapesires se lundrimit ne liqenin e Fierzes.


Ne mesin e distances se lundrimit ne zonen e Lekbibajt perrenjte qe zbresin nga mali kane shkaktuar ne liqen sasi te medha inertesh te cilat per pasoje kane mbushur hapesiren duke ngushtuar keshtu zonen e lundrimit si dhe duke krijuar cektesi.


Tropoje demtohen urat


TROPOJ - Si pasoje e reshjeve te shumta ditet e fundit lumi Valbona ka dale nga shtrati duke rrezuar shtyllat elektrike ne Bujan dhe demtuar sasi te konsiderueshme toke buke ne kete komune. Prej ditesh disa fshatra nuk kane energji elektrike.


Gjithashtu ne shuma zona te Tropojes jane demtuar urat dhe eshte nderprere komunikimi mes fshatrave. Zona Lekbibaj eshte izoluar totalisht si rezultat i shembjeve te dheut ne aksin rrugor Fierze -Lekbibaj ne disa pjese duke e bere te pakalueshme per automjetet. Gjithashtu edhe ne Dragobi reshjet kane demtuar nje pjese te tokes bujqesore si dhe eshte rrezikuar shembja e shkolles 9-vjecare ne kete fshat.


Vetem ne komunen Lekbibaj jane demtuar mbi 10 ura kurse lumi Daice ne fshatin Salce rrezikon shembjen e shtepive nga gerryerjet e tokes thone drejtuesit e komunes.


Ambulanca e spitalit te Bajram Currit eshte kthyer ne mes te rruges diten e merkure ndersa transportonte nje te semure. Pothuajse ne cdo fshat situata eshte renduar shprehen per Shekullin punonjes te emergjencave prane nenprefektures.


Fieri rrezikon te mbese pa uje te pijshem


Dalja e lumit Vjose rrezikon permbytjen e puseve te ujit te pijshem ne fshatin Kafaraj te komunes Frakull nga ku furnizohet me uje i gjithe qyteti i Fierit. Nga te dhenat e marra prej shefit te Emergjencave Civile ne Prefekturen e Fierit Viron Balla ne qarkun e Fierit si pasoje e daljes se lumit ne ato zona ku tokat jane nen nivelin e lumit Vjose jane permbytur ne total rreth 440 ha toke bujqesore.


Nje nga problemet serioze pas daljes se lumit Vjose nga shtrati ishte dhe permbytja e puseve te ujit te pijshem ne vendburimin e tij Kafaraj. Kete fakt e konfirmon drejtori i Ujesjelles-Kanalizimeve Agim Plepi.


Sipas tij jane permbytur 5 puse uji te cilat furnizojne qytetin e Fierit me uje te pijshem. Per kete arsye ne gatishmeri te plote eshte dhe vete komuna e Frakulles Drejtoria e Shendetit Publik Bordi i Kullimit pa perjashtuar dhe Policine e shtetit.


GJIROKASTR/ Shirat e rrembyeshem bllokimet e kolektoreve nga ndertimet dhe mungesa e nje pastrimit te pergjithshem te Drinos kane bere qe ujerat e tij te dalin nga shtrati dhe te permbytin nenstacionin e vjeter elektrik prej te cilit furnizohet e qytetit te Gjirokastres dhe mjaft fshatra perreth


Qyteti i gurte noton ne uje e inerte


GJIROKASTR- Plot 24 ore ne erresire te plote per shkak te permbytjes se nenstacionit. Rrethi i Gjirokastres ka perballuar te marten nje situate emergjente per shkak te reshjeve me intensitet teper te larte.


Akse te bllokuara rreshqitje dherash permbytje rrugesh biznesesh e banesash dhe mungese energjie elektrike kane shoqeruar komunitetin.


Shirat e rrembyeshem bllokimet e kolektoreve nga ndertimet dhe mungesa e nje pastrimit te pergjithshem te Drinos kane bere qe ujerat e tij te dalin nga shtrati dhe te permbytin nenstacionin e vjeter elektrik prej te cilit furnizohet e qytetit te Gjirokastres dhe mjaft fshatra perreth.


Per pasoje energjia elektrike ka munguar per me shume se 24 ore duke filluar nga ora 1400 e se martes deri ne oren 1430 te dites se djeshme duke krijuar keshtu probleme te shumta jo vetem per biznesin por per mbare komunitetin.


Nderkohe nje pjese e mire e rrugeve te brendshme te qytetit kane qene te permbytura per shkak te vershimit te ujerave. Te permbytura jane gdhire edhe mjaft biznese e banesa ndersa dy komuna Antigone e Lunxheri kane qene plotesisht te izoluara.


Duke filluar nga dalja e qytetit Gjirokaster deri ne fshatin Dervician levizja eshte renduar se tepermi nga prurja e inerteve dhe e sasise se madhe te ujerave qe kane dale mbi rruge.


Po ne kete aks ne vendin e quajtur Jorgucat ka pasur gjate gjithe dites veshtiresi ne qarkullim per te njejten arsye te prurjeve te medha te inerteve dhe te vershimit te ujit mbi asfalt. Me nderhyrjen e Ndermarrjes Rajonale te Rrugeve e cila gjate gjithe dites ka aktivizuar tre fadroma dhe gjithe punetoret eshte bere e mundur qe ky aks te pastrohet ne kohe duke mos nderprere qarkullimin.


Segmenti tek Ura e Lumit ne hyrje te qytetit Gjirokaster ne oret e mbasdites dhe te mbremjes u bllokua teresisht duke nderprere plotesisht levizjen si per mjetet e vogla. Po si pasoje e daljes se lumit Drino nga shtrati jane bere te pakalueshem aksi rrugor rural Gjirokaster -Komuna Lunxheri dhe Gjirokaster Komuna Antigone ku akoma per mjetet e vogla nuk eshte i mundur kalimi nga sasia e madhe e ujit mbi rruge.


Ne Komunen Pogon- Zagorie te rrethit Gjirokaster ne disa segmente qe lidhen fshtrat me njeri tjetrin ka shkarje te dheut dhe po punon ndermarrja e rrugeve ne bashkepunim me komunen dhe punonjesit e policise se zones per hapjen e tyre. Ne aksin rural Gjirokaster Komuna Lunxheri ne vendin e quajtur Ura e Aznakut tre automjete dhe disa shtetas u bllokuan nga uji.


Menjehere kane nderhyre forcat e policise me automjete tip Land Rover ku kane bere nxjerrjen e automjeteve se bashku me shtetasit qe ishin brenda pa pesuar asnje demtim. Ne rrethin e Permetit aksi rrugor Permet -arshove qe prej mbremjes se djeshme eshte bllokuar ne vendin e quajtur Rrepet e Badlonjes si pasoje e shkarjes se nje masivi te madh te dheut.


Aktualisht po punon ndermarrja e Rrugeve per te bere hapjen e ketij aksi. Qarkullimi nuk eshte nderprere pasi eshte devijuar ne rrugen e vjeter qe ka qene me pare kane bere te ditur burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster.


Nderkohe gjate se merkures permiresimi i kushteve te motit e ka normalizuar gradualisht situaten. Ne cdo stine vjeshte dhe dimri Gjirokastra perballet me situata te tilla qe krijojne probleme ne jeten e perditshme te banoreve.


Vlore permbyten banesa qyteti pa drita e uje


Reshjet e dendura te shiut te rena ditet e fundit kane shkaktuar permbytje ne zona te ndryshme te rrethit te Vlores. Situata vijon e renduar ne komunen Novosele ku prurjet po perparojne dhe po permbytin edhe toka bujqesore por edhe banesa. Ne kete zone jane rreth 6 banesa te permbytura.


Banoret pohojne se ujerat e lumit jane duke u fryre dhe ne oret e paradites niveli i ujit eshte rritur me rreth 20 cm me teper. Po sipas banoreve kjo situate ashtu sic edhe eshte perseritur me pare ne Novosele rrezikon banesa qe ndodhen ne afersi te lumit por edhe toka ne kete zone. Sipas sekretarit te pergjithshem te prefectures Fiqiri Aliaj jane marre masa edhe per evakuimin e banoreve nese do te kete perkeqesim te situates


Probleme te ndryshme jane shkatuar si pasoje e motit te keq edhe ne qytetin e Vlores. Uji dhe energjia elektrike vijojne te mungojne ne pjesen derrmuese te qytetit. Energjia mungon me orare te zgjatura ne cdo lagje po ashtu rreth gjysma e qytetit prej dy ditesh nuk furnizohet me uje te pijshem si pasoje e mungeses se energjise ne stacionin qendror te pompimit te ujit te zona e kalase.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›