Nuk vijne deshmitaret irritohet Aldo Bare

Pas reagimit te te akuzuarit si drejtuesi i Bandes se Lushnjes Gjykata vendosi thirrjen me force te deshmitareve
TIRAN- Shteti qe solli deshmitarin Gramoz Selmani ne gjyq te sjelle edhe deshmitaret e tjere qe te provojne akuzat e ndaj meje. Keshtu iu drejtua dy prokuroreve te ceshtjes i pandehuri Aldo Bare i njohur edhe si kreu i bandes se Lushnjes ne seancen e djeshme gjyqesore pas konfirmimit te mos paraqitjes se pese deshmitareve te kerkuar nga institucioni i akuzes.
Sillni deshmitaret qe te perballen me mua me keni akuzuar keshtu qe mi provoni akuzat-tha Bare qe nderpreu fjalen pas kerkeses se kryesueses se peseshes gjykuese gjyqtares Fatmira Hajdari qe te mos flase pa leje. Me pas gjyqtarja Hajdari konstatoi se ishin njoftuar pese deshmitaret e radhes te akuzes por nuk dihen arsyet e mos paraqitjes se tyre.
Prokuroret ne fjalen e tyre i kerkuan togave te zeza te urdherojne efektivet e policise se qytetit te Lushnjes ku rezultojne banues deshmitaret qe ti sjellin me force ne Tirane per te deshmuar.
Gjykata pasi degjoi irritimin e te pandehurit Bare dhe kerkesen e prokurorit vendosi qe te urdheroje efektivet e policise qe te shoqeroje forcerisht per ne Gjykaten e Krimeve te Renda pese deshmitaret e radhes te organit te akuzes.
Seanca e djeshme gjyqesore ishte e 33 e shqyrtuar prane kesaj gjykate qe pas ekstradimit te Bares nga Turqia ku ishte arrestuar vite me pare per llogari te kesaj gjykate. Sipas akuzes Bare akuzohet si ideator dhe drejtues i organizates kriminale te njohur si banda e Lushnjes ne kuader te se ciles kane kryer nje sere vrasjesh ne qytetin myzeqar.