E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat grabisin lokalin e lojerave te fatit

VLOR/ Deshmitaret ne vendngjarje pohuan se autoret ishin dy persona te moshes 24-25 vjec. Shume e grabitur 30 000 leke


VLOR - Maskat jane shfaqur serish ne ambjente lokalesh ne Vlore kete here ne nje pike lojerash fati. Dy persona te maskuar kane arritur qe per pak minuta te terrorizojne klientet qe kane qene brenda saj ndersa shuma qe kane mundur te marrin vetem 30 mije leke te reja duket se nuk ka kenaqur me gjithe skenarin e ndertuar me kujdes.


Rreth ores 2000 te mbremjes dy personat kane hyre ne nje nga pikat e lojerave te fatit qe ndodhet pergjate rruges qe con tek Spitali. Nje prej tyre ka qene i maskuar dhe i veshur teresisht me te zeza.


Pikerisht ai ka bere te ngrinin personeli dhe gjithe klientet te cilet jane ftuar te mos levizin dhe te rreshtohen ne nje cep te lokalit. Personi i maskuar ka patur ne dore nje arme te tipit pistolete nen kercenimin e se ciles ka kerkuar te gjitha parate qe ishin ne arke.


I terrorizuar nga prania e armes dhe befasia me te cilen kane mberritur dy personat pronari i lokalit ka dhene gjithe leket e xhiros qe kishte grumbulluar deri ne ate ore. Fill pas kesaj dy personat kane lene lokalin per tu fshehur ne rrugicat e lagjes.


Sipas pershkrimit qe kane bere me pas deshmitaret dy personat mendohet te jene te moshes 24 - 25 vjec. Nje prej tyre ka qene teresisht i maskuar ndersa tjetri ka qene i veshur me xhinse blu dhe nje xhakete te zeze.


Ai ka qene i gjate rreth 180 cm bjond. Policia qe ka mberritur menjehere ne vendngjarje nuk ka perjashtuar edhe versionin e bashkepunimit me persona te tjere te cilet kane bere transportimin.


Burime nga policia pohojne se sipas te dhenave paraprake flitet per nje shume rreth 30 mije leke te reja. Nga ana e drejtorise se policise Vlore kane nisur hetimet pyetjet e deshmitareve si dhe jane ngritur postblloqe ne pika hyrese e dalese te qytetit. Nje nje hark shume te shkurter kohor kjo eshte grabitja e dyte qe ndodh me skenar te ngjashem.


Pak dite me pare maskat tentuan grabitjen e nje argjendarie prane qendres se qytetit duke plagosur edhe nje 23-vjecar. Ne te dy rastet maskat jane shfaqur dyshe dhe te armatosura.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›