Kërkohet 2 vjet burg për kryebashkiakun
BERAT - Prokuroria e Beratit kërkon dy vjet burg për ish-kreun e Bashkisë së Urës Vajgurore.
Në seancën e djeshme, organi i akuzës i përfaqësuar nga Skënder Mestani ka kërkuar dy vjet heqje lirie për Agim Bregun për akuzat “vjedhje nëpërmjet shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim”. Pas disa seancash gjyqësore zhvilluar ndaj Bregut, përfaqësuesi i organit të akuzës i ka kërkuar trupit gjykues cilësimin e të pandehurit të “fajshëm” për dy akuzat që rëndojnë ndaj tij që nga tetori i vitit të kaluar. Ish-kryebashkiaku i Urës Vajgurore u arrestua më 29 tetor të vitit 2007, pasi ai dhe një pjesë e stafit të tij u paditën nga një subjekt për shkeljen e një kontrate. d.xh