E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëllohen me armë dy të rinj

LAÇ – Dy persona u qëlluan me armë zjarri pasditen e djeshme në Fushë-Milot. 

Sipas policisë, Leonard Çela, 22 vjeç dhe Elton Kalaveri, 24 vjeç u plagosën me armë nga Ermir Kasmi, banor i zonës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, kur dy të rinjtë ndodheshin në oborrin e një hoteli kur një makinë “Range Rover” me targa kosovare u është afruar. Prej saj ka dalë Kasmi, i cili ka qëlluar ndaj Çelës dhe Kalaverit, për t’u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Dy personat përfunduan në spitalin e Lezhës, por për shkak të plagëve u nisën me shpejtësi drejt atij ushtarak. Policia nisi hetimet duke identifikuar autorin, i cili ende nuk është ndaluar, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Për policinë, tre personat nuk janë me precedentë penalë, ndërsa po hetohet pista e një grindjeje të çastit ose ndonjë konflikt i hershëm.      r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›