E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet burimi i bakterit E.coli

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 12:44

Hetuesit e sigurisë evropiane të ushqimit po bëjnë përpjekje që të zbulojnë nivelin e përhapjes dhe burimin e bakterit “E.coli”, që deri më tash ka shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe ka infektuar më shumë se 1 mijë të tjerë, kryesisht në Gjermani.

Autoritetet gjermane fillimisht kanë menduar se fajtor për përhapjen e kësaj baktere janë trangujt nga Spanja, mirëpo testet e mëtutjeshme kanë treguar se ata nuk ishin saktësisht përhapësit e bakterit vrasës.

Zyrtarët thonë se viktimat me siguri janë infektuar duke ngrënë tranguj dhe domate të papërpunuara, mirëpo burimi i saktë i bakterit ende nuk dihet.

15 viktimat e raportuara kanë ndodhur në Gjermani dhe një tjetër në Suedi, derisa infektimet janë raportuar edhe në Britani, Danimarkë, Francë dhe Holandë, kryesisht në mes të njerëzve që së fundi kishin udhëtuar në Gjermani.

Rusia i ka ndaluar trangujt dhe domatet që importohen nga Spanja dhe Gjermania, si përgjigje ndaj situatës, ka paralajmëruar se do e zgjerojë ndalesën për produktet e tilla nga të gjitha shtetet e BE-së, derisa të zbulohet burimi i infeksionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›