Vrau të atin në Fier, xhaxhi: Faji i spitalit që e la të lirë
TIRANE- Përsëritet historia e vrasjes nga të sëmurët mendorë. Vetëm pak ditë pas ngjarjes në Donofrose të Beratit ku një 9 vjecar u masakrua për vdekje nga një 26-vjecar me çrregullime mendore, një tjetër ngjarje ka trondituar qytetin e Fierit.
Djali godet me mjete të forta babain e tij, duke lënë atë të vdekur në vend. Xhaxhai i agresorit dhe njëkohësisht i vëllai i viktimës, rrëfen se 42-vjecari vuante nga çrregullime mendore, gjë që e shfaqte vazhdimisht. Ai bën përgjegjës për këtë ngjarje institucionet spitalore të shëndetit mendor të cilët nuk duhet ta linin atë të lirë.
Mësohet se 42-vjecari, ka qenë i shtruar në spitalin psikatrik të Vlorës, prej nga ku është larguar me justifikimin se gjendja e tij shëndetsore është përmirësuar. Ndërkaq, 42-vjecari, është ndaluar nga policia e Fierit, dhe ka pranuar vrasjen e kryer.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vrau të atin në Fier, xhaxhai: Faji i spitalit që e la të lirë