Spahiu: Verifikim e mbikëqyrje personave në arrest shtëpie
TIRANE- Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu deklaroi sot se do t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë me anë të një kërkese e cila përfshin verifikimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë personave që vuajnë dënimin arrest me burg, me qëllim që sic tha ai këta persona të mos lëvizin të lirë nëpër rrugët e qytetit. Ai deklaroi se vendime të tilla po aplikohen de facto si fitim i lirisë, ndërsa ligji e përcakton si kufizim të saj, ndaj duhen nxjerrë përgjëgjësit.
“Kam vendosur që sot t’i drejtohem Këshillit të Lartë të Drejtësisë që në seancën e parë plenare të përfshijë në rendin e ditës diskutimin e dy cështjeve shumë prioritare dhe që shqetësojnë mbarë opinionin. Së pari verifikimin dhe zbatimin e arresteve në shtëpi si masa sigurimi, pasi ato kanë humbur funksionin dhe zbatueshmërinë procedurale dhe nuk trajtohen më si kufizim lirie, por në mënyrë të paprecendentë si dhënie lirie de facto, duke deformuar qëllimin e ligjit. Personat e arrestuar shihen të lëvizin të lirë në rrugët e qytetit”,- u shpreh Spahiu.
Pika e dytë e kërkesës, sic përmendi numri dy i KLD-së përfshinte një raport të detajuar me hyrjet e daljet jashtë shtetit të gjyqtarëve, si dhe verifikimet e shpenzimeve që kryejnë.
“Së dyti kam vendosur t’i kërkoj KLD-së të përfshijë në rendin e ditës diskutimin e një informimi dhe raporti për hyrjet e daljet jashtë shtetit në kundërshtim me rregullat e rreth 150 gjyqtarëve. Do verifikohen shpenzimet që ata kryejnë”,- vijoi Spahiu.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Spahiu: Verifikim e mbikëqyrje personave në arrest shtëpie