E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e studentit Veliaj: Mashtrimet e Saliut, premtimet e Lulit

TIRANË- Erjon Veliaj gjatë një bashkëbisedimi me një grup të rinjsh e ka cilësuar mashtrim e rradhës premtimin për kartën e studentit nga ana e kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës.

“Dje dëgjova se kandidati i Saliut për bashkinë e Tiranës, po u premtonte për herën e gjashtë studentëve shqiptarë që do t’ju japë kartën e studentit, por kartën e studentit e ka premtuar dhe babai i tij Sali Berisha në vitin 2006.”,- ka thekauar Veliaj.

Ndërkohë që Veliaj nënvizoi faktin se për paisjen e të gjithë studenteve me karta që Berisha ka shpenzuar rreth 60 milionë lekë, por sot asnjë student shqiptar sipas tij nuk e disponon një të tillë.

“Berisha ka dhënë 60 milionë lekë që karta e studentit ti jepej cdo studenti shqiptar. Unë kam një pyetje për studentët sot e ka marrë njeri kartën e studentit nga Lul Basha dhe Sali Berisha?! A nuk po e kuptojnë të gjithë se mashtrimet e babait po kthehen në premtimet e djalit!”,- ka përfunduar anëtari i PS, Erion Veliaj.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kartat e studentit Veliaj: Mashtrimet e Saliut, premtimet e Lulit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›