E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Gjirokastër Dule: Fatin e Bollanos e vendos sovrani

GJIROKASTËR - "Fatin e kandidatit të PBDNJ-it në qytetin e Himarës, Vasil Bollano nuk e vendos asnjë forcë politke, por sovrani", deklaroi sot Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-it, gjatë konferencës së shtypit që organizoi me përfaqësuesit e medias në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas tij, faza e parë e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale nis nga Gjirokastra, sepse prioritetet e kësaj force politike janë përqëndruar në jug të vendit.
"PBDNJ dhe koalicioni i majtë "Aleanca për të ardhmen", kandidojnë me një synim, për t’i fituar këto zgjedhje", tha Dule, ndërsa shtoi se "PDBNJ-si në këtë fushatë do të përqëndrohet te hallet e komunitetit, pa përjashtuar më pas zgjedhje për zgjidhje të mëvonshme".

Dule theksoi se përveç problemeve të komunitetit dhe qytetarit, kriza politike dhe ekonomike ka përfshirë vendin tonë që prej zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
"Krahas zgjedhjeve të krerëve të rinj të bashkive dhe komunave, për PBDNJ këto zgjedhje duhet të jenë një mesazh i fuqishëm për ndryshimin që duhet të vije dhe në skenën qëndrore politike", deklaroi Dule.
Për të, zgjedhjet nuk duhet të jenë të kontestueshme dhe të gjitha forcat politike duhet të japin mesazhin se vendin ka nevojë për normalitet.
"Vendi ka nevojë për shtetin e së drejtës. Zgjedhjet e 8 majit të garantohen nëpërmjet një procesi të ndërshëm dhe transparentë", vijoi ai.
Më tej, kryetari i PBDNJ-se tha se "aktualisht po vihet re kaosi politik në KZAZ". Sipas tij, vihet re një mosnjohje e kuadrit ligjor, abuzivitet, arrogancë, shenja këto qe janë shumë shqetësuese për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 8 majit.
"Asnjë forcë politike të mos shpresoje të manipuloje zgjedhjet. Nuk mund të mbështesim më shpresat në tjetërsimin e vullnetit të qytetarit, komunitetit dhe shoqërisë", përfundoi Dule.

(d.b/ATA/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Zgjedhjet, Gjirokastër Dule: Fatin e Bollanos e vendos sovrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›