Kërkohet ngritja e Universitetit të Administratës Publike
01/04/2010 Integrimi në BE
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dje, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ngritjen e një universiteti për përgatitjen e nëpunësve të administratës publike. Duke u nisur nga nevoja e pasjes sa më shumë të punonjësve të aftë, në funksion të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, ky universitet do të trajnojë dhe kualifikojë nëpunësit e ardhshëm. Kreu i Qeverisë bëri me dije se Universiteti i Administratës Publike do të çelet vitin e ardhshëm akademik. Berisha kërkoi nga ministri i Arsimit dhe ai i Brendshëm të përcaktojnë modelin më të mirë për këtë universitet, duke studiuar modelet më të suksesshme të vendeve të BE-së. Ndërkohë do të nisë puna për kurrikulën e tij. Sipas tij, në momentin e marrjes së vendimit nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së për t’i akorduar Shqipërisë statusin e kandidatit, para Shqipërisë hapet një etapë e re në marrëdhëniet me BE-në, ajo e negocimit të dhjetëra kapitujve të procesit të integrimit të plotë të vendit në BE. Për këtë do të nevojiten punonjës të kualifikuar, të cilët do të dalin nga bankat e këtij universiteti. “Është e domosdoshme që mbi baza tërësisht publike apo partneritetin publik-privat të përzgjedhim modelin më funksionues, të ngremë një Universitet të Administratës Publike”, deklaroi shefi i ekzekutivit.