E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni “Çarku”, kapen 65 persona në kërkim

01/04/2010 Agjentët arrestojnë 36-vjeçarin për vrasje të mbetur në tentativë

ELBASAN- Për tre muaj policia ka arritur të prangosë 65 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale. Drejtori i policisë Sajmir Muça konfirmoi se përmes operacionit të koduar “Çarku” 3 brenda tre muajve janar-mars është bërë e mundur kapja e 65 personave të shpallur në kërkim.

Arrestimet

Vetëm javën e fundit janë vënë në pranga shtetasit Avni Torra 67 vjeç për prerje të paligjshme të pyjeve, dy të mitur nga Bradasheshi për vjedhje skrapi në kombinatin metalurgjik. Por operacioni më i rëndësishëm është ai i kapjes së shtetasit Sajmir Binjaku 36 vjeç me banim në lagjen “Çlirimi”. Ai është shpallur në kërkim për vrasje në bashkëpunim të dy ose më shumë personave të mbetur në tentativë, si dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Veç Binjakut janë arrestuar edhe dy persona për vjedhje. Ndërkohë është arrestuar gjithashtu edhe një 30-vjeçar që kishte goditur një shtetas me thikë në lagjen “Qemal Stafa”. Elinor Lamçja është arrestuar në lagjen “Shën Koll”. I riu do të përgjigjet për veprën penale plagosje me dashje. Operacioni “Çarku” do të vazhdojë për kapjen e të tjerë personave të shpallur në kërkim ndër vite për vepra të ndryshme penale. Policia i ka dhënë një rëndësi dhe më shumë punë hetimore edhe ngjarjeve të vjetra ende të pazbardhura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›