Reforma e pensioneve, Berisha: PS refuzon miratimin Eva Gjura
Mosmiratimi i reformes se pensioneve eshte nje nga shqetesimet qe ka ngritur dje kryeministri Berisha ne konferencen "Ritheksimi i pavaresise se autoritetit rregullator te sektorit financiar". Gjate fjales se tij kreu i qeverise eshte shprehur se reforma e pensioneve prej gati tre vitesh rri ne sirtare, pasi opozita refuzon ta votoje pavaresisht se eshte dakord. Gjithashtu kryeministri ka theksuar faktin se, mazhoranca eshte e gatshme te rinise negociatat me PS-se per te kaluar kete draft te rendesishem. "Reforma e pensioneve eshte e pergatitur dhe ne jemi te hapur, ne kemi ligjin dhe te gjitha vendimet per shtyllen e trete, funksionimin e saj, por ka nje hezitim dhe ky hezitim kapercehet nepermjet nje seri stimujsh, praktikash te reja qe duhet te instalohen. Per fat te keq reforma e pensioneve ka dy tre vite qe ndodhet ne sirtar, kjo sepse opozita refuzon, ndonese ka pranuar tekstin qe ta votoje", eshte shprehur kryeministri. Per kreun e qeverise, miratimi i reformes se pensioneve nuk duhet te behet vetem me votat e njeres pale, por perkundrazi duhet nje konsensus me i gjere, sepse ajo eshte nje reforme qe duhet tu qendroje dekadave. "Kjo eshte nje reforme qe duhet te qendroje ne fuqi shume dekada dhe vendosja ne menyre te njeanshme e saj, krijon nje pasiguri te panevojshme, ndaj dhe ne jemi te vendosur me durim te negociojme, te bejme nje dialog konstruktiv me opoziten, ne menyre qe kjo te miratohet ne interesin me te mire, se pari te qytetareve shqiptare", ka theksuar kreu i qeverise. Ne lidhje me Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, kryeministri eshte shprehur se, keto autoritete kane kryer nje pune mjaft te mire dhe ka shprehur vleresimet e qeverise per kete ent rregullator. Berisha u shpreh se, konsolidimi i ketyre enteve rregullatore mbi baza te forta ligjore eshte rruga me e sigurt per garantimin e lirise se tregut per mbrojtjen e interesave te konsumatoreve shqiptar. Gjithashtu Berisha theksoi se, nje tipar nga i cili qytetaret shqiptare duhet te shkeputen eshte indiferenca e shqiptareve ndaj rrezikut, e cila theksoi ai, eshte nje trashegimi jo e favorshme. "Eshte e domosdoshme nje pune intensive per edukimin e qytetareve, mbi pershtatjen e nje qendrimi te ri ndaj sigurimit te veprimtarise se tyre, te pasurise se tyre, te shendetit te tyre, te jetes se tyre, sigurimeve ne teresi", u shpreh kryeministri. Me tej ai ka theksuar faktin se, pavaresia e enteve rregullatore perben kushtin me vendimtar te funksionimit te tyre dhe te permbushjes se misionit duke vleresuar gjithashtu, se kjo pavaresi eshte natyrisht pergjegjshmeri me e madhe e tyre ndaj ligjit, tregut dhe konsumatorit, duke theksuar ketu se nese ka nje nderhyrje te demshme, ajo eshte natyrisht e politikes. "Nuk mundet politika te marre funksione rregullatore, sa here i merr persiper i ka perkeqesuar dhe me shume", tha Berisha.