Kërkohet pafajësi për Karaxhiçin
Hagë - Avokatët e ish-udhëheqësit serbo boshnjak, Radovan Karaxhiç, pritet të njoftojnë të hënën se do t'i kërkojnë Gjykatës së Hagës shpalljen e pafajësisë së klientit të tyre. Ata kanë paralajmëruar një konferencë për shtyp jashtë Gjykatës ku pritet ta mbështesin kërkesën e tyre në një marrëveshje që z. Karaxhiç pretendohet se ka patur me ish-të dërguarin amerikan në Bosnjë, Riçard Hollbruk.
Karaxhiç pretendon se z. Hollbruk ishte i autorizuar nga OKB-ja në vitin 1996, kur i premtoi atij imunitet nga ndjekja penale në rast se ai do të largohej nga politika. Ai i ka kërkuar OKB-së dokumente që mbështesin kërkesën e tij.
Nga ana tjetër, z. Hollbruk, që aktualisht është i dërguari i posaçëm për Afganistanin dhe Pakistanin, nuk e pranon ekzistencën e një marrëveshje të tillë.
Korrespondentja e BBC-së në Hagë thotë se kërkesa e Karaxhiçit për pafajësi nuk ka gjasa të ndodhë, pasi gjykatësit argumentojnë se çfarëdo marrëveshje që pretendohet të ketë patur, ajo do të ishte jashtë juridiksionit të Gjykatës.
Por kjo pritet të diskutohet në një konferencë para-gjyqësore muajin e ardhshëm.
Radovan Karaxhiç u arrestua vjet në Serbi. Ai akuzohet për gjenocid në lidhje me masakrën e myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995.
/Start/BBC